Psalltiri 66 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Kënkë psallme.

1Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu. Psallni lavdin’ e emërit ati,

2bëni të lavdëruarë kënkën’ e ati.

3Thoni Perëndisë: Sa të frikëshime janë punët’ e tua! Për madhërin’ e fuqisë s’ate bënjënë sikur të ndigjonjënë arëmiqt’ e tu.

4Gjithë dheu do të t’adhuronjë, e të psallnjë për ty, do të psallnjënë për emrinë tënt. Sellah.

5Ejani e shihni punët’ e Perëndisë: ësht’ i frikëshim mbë punët te të bijt’ e njierëzvet.

6Bëri detnë dhe të thatë, shkuanë lumënë mbë këmbë, atie u gëzuam për atë.

7Me anë të fuqisë ti zotëron për gjithë jetënë; syt’ e ati shikonjënë kombetë, krye-ngrituritë mos lartofshinë vetëhenë. Sellah.

8Bekoni Perëndinë t’ënë, o kombe, edhe bëni të ndigjonetë zëri i lavdurimit ati,

9i cili ruan shpirtinë tënë ndë jetët, edhe nukë lë të tundenë këmbëtë t’ona.

10Sepse ti na provove, o Perëndi, na shprovove, sikundrë shprovonet’ ergjëndi.

11Na shtyre ndë rrietët, na vure barrë të rëndë mbë krahë.

12Cbrite njierëz mbi krerët t’anë, shkuam ndëpër ziar e ndëpër ujë, edhe na nxore ndë të prëjturë.

13Do të hynj ndë shtëpit tënde me kurbane të diegurë gjithë, do të t’ap uratat’ e mia,

14të cilat’ i nxuarnë buzët’ e mia, edhe goja ime foli ndë shtrëngim t’im.

15Do të të bie kurbane deshësh të majm, diegurë gjithë, bashkë me tymim, do të të bie qe bashkë me cqep. Sellah.

16Ejani e ndigjoni, gjithë ju që i kini frikë Perëndisë, edhe do të tregonj sa i bëri shpirtit t’im.

17Bërtita tek ay me gojët t’ime, edhe ay u lartua me gojët t’ime.

18Ndë shihnje të shtrëmbërë ndë zëmërë t’ime, Zoti nukë do të më ndigjontej,

19përandaj Perëndia më ndigjoi, mbajti vesh zërit lutëjesë s’ime.

20Qoftë i bekuarë Perëndia, që nukë largoi të faluritë t’im, edhe përdëllimn’ e ti prej meje.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help