Psalltiri 147 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Lavduroni Zonë, se është mirë t’i psallmë Perëndisë t’ynë, se ësht’ e pëlqyershime lavduria, që i ka hije.

2Zoti ndërton Jerusallimnë, do të përmbëledhë të përndarët’ e Israillit.

3Shëron zëmërë-thyerëtë, edhe u lith plagëtë.

4Numëron të shumëtët’ e yjet, edhe thërret të gjithë mbë emërë.

5Zoti ynë është’ i math, edhe fuqi’ e ati ësht’ e madhe; mëndeja e ati ësht’ e pa-maturë.

6Zoti ngre të butëtë, edhe përgjunj fajtorëtë gjer për dhe.

7Këndoni Zotit duke lavduruarë, psallni Perëndisë t’ynë me qitharë,

8ati që mbulon qiellnë me re, ati që bën gati shi për dhenë, atë që bën të mbinjë bar ndë malet,

9ati që ep bagëtisë të ngrënët’ e atyre, edhe zogjet korbavet që thërresënë mb’atë.

10Nukë gëzonetë për fuqin’ e kalit, as nuk’ i pëlqenjënë shalët’ e njieriut.

11Zoti pëlqen ata që i kanë frikë, edhe që shpërenjënë mbë përdëllimt të ati

12Lavduro, o Jerusallimë, Zonë, lavduro Perëndinë tënt, o Sionë,

13se forcoi shulet’ e dyeret tua, bekoj bijt’ e tu nde ti.

14Vë paqtim ndë sinoret të tu, të ngin me të majturit e grurit.

15Dërgon urdhërin’ e ti dheut, fjala e ati suletë shpejt.

16Ep dborë posi lesh, mbiell brymënë posi hi.

17Heth akullin’ e ti posi copëra; përpara të ftohëtit ati kush mund të qëndronjë?

18Dërgon fjalën’ e ti, edhe i çkrin, fryn erën’ e ti, edhe ujëratë ecënjënë,

19dëften’ fjalën’ e ti Jakovit, urdhëratatë edhe gjyqet’ e tia Israillit.

20Nukë bëri kështu mbë ndonjë komp, as nukë ngjohnë gjyqet’ e ati. Allilluja.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help