Psalltiri 107 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

2Le të thonë (kështu) ata qi janë çpërblyerë prej Zotit, të cilët’ i çpërbleu prej dorësë arëmikut,

3edhe i mbëlodhi prei vëndesh, nga të lerët’ e diellit, e nga të perënduarëtë, e nga an’ e borësë, e nga an’ e detit.

4Shkoninë andej e këndej ndë shkretëtirë, mbë udhë pa ujë, nukë gjenin qytet për të ndënjturë,

5kishinë u e et, nuk u mbeti shpirt.

6Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoi prej nevolavet atyreve.

7Edhe u hoqi udhënë drejtë, që të vinë ndë qytet për të ndënjturë.

8Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,

9se nginji shpirt të eçim, edhe mbushi me të mira shpirt të urëtë.

10Ata që rrinë ndë errëcirë e ndë hije të vdekëjesë, të lidhuritë ndë shtrëngim e ndë hekura,

11se nukë ndigjuanë fjalët’ e Perëndisë, edhe nuk’ e zunë për gjë këshillën’ e të Lartit,

12përandaj përgjunji zëmërën’ e atyre ndë mundime; ranë, e nukë kish kush t’u ndihtej.

13Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoj prej nevolavet atyre,

14edhe i nxori prej errëcirësë e prej hijesë vdekëjesë, edhe këputi të lidhurat’ e atyreve.

15Le të lavduronjënë Zotnë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,

16se theu dyer të ramëta, edhe këputi shule të hekurtë.

17Të marrëtë mundonenë për të dalat prej udhësë, e për pa-udhërit e tyre.

18Ç’do gjellë e ka të ndohtë shpirti i atyre, edhe afronenë gjer ndë dyert të vdekëjesë.

19Atëhere bërtasënë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëton prej nevolavet atyre,

20dërgon fjalën’ e ti, edhe i shëron, edhe i ruan prej prishëjes atyre.

21Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,

22edhe le t’i bënjënë kurban lavdurimi, edhe le të tregonjënë punët’ e ati me gas.

23Ata që shkonjënë ndë det me magje, edhe bënjënë punë ndër shumë ujëra,

24këta shohënë punët’e Zotit, edhe punët’ e ati të maniçimetë ndë thellëcirat.

25Sepse thotë, edhe ngrihetë thëllim ere, edhe ngre lart valët’ e detit.

26Hipënjënë gjer ndë qiejt, e cbresënë gjer ndë avyssat; shpirt’ i atyreve tretetë nga e keqeja,

27tundenë e lëkundenë posi i dejturi, edhe gjithë dituri e atyreve përpihetë.

28Atëhere bërtasnë mbë Zotnë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i nxier prej nevolavet atyre.

29Bën thëllimnë veri, edhe pushon valët’ e detit.

30Edhe gëzonenë se pushuanë, edhe u heq udhënë ndë liman që dëshëronjënë.

31Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,

32edhe le t’e lartonjënë Zonë për ndë mbëledhëje të llauzit, edhe le t’e lavduronjënë ndë të ndënjturë të pleqësisë.

33Bën lumenjtë të shkretë, edhe burimet’ e ujëravet të thatë,

34dhenë që bën pemë, shëllirë, për të keqen’ e atyre që rrinë ndë atë.

35Bën shkretëtirënë liqere ujërash, edhe dhen’ e thatë, burime ujërash.

36Edhe atie vë të rrinë të urëtuarëtë, edhe ngrehnjënë qytete për të ndënjurë,

37edhe mbiellënë ara, e vënë vëreshta, edhe bënenë pemë e drithë.

38Edhe i bekon, e shumonenë fort, edhe nuk’u pakëson bagëtinë.

39Pastaj pakësonenë, edhe përgjunjenë prej shtrëngimit, e së keqesë, e mundimit.

40Derth çpërnderim mbi të parët edhe i bën të sillenë atej e këtej ndë vënt të pa-shkelurë e pa udhë.

41Po të nevojishimin’ e ngre prej varfërisë, edhe ja bën fëmijt’ e shtëpisë, si tufë.

42Të drejtëtë shohënë, edhe gëzonenë, po ç’do pa-udhërie do t’i mpçeletë goj’ e ti.

43Kush ësht’ i mënçurë, e vë re këto, ay ka për të kupëtuarë përdëllimet’ e Zotit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help