Psalltiri 60 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar mbi Shushan-Edhuth, Miktam i Dhavidhit për mësim, kur luftoi Syrin’ e Mesopotamisë, edhe Syrin’ e Sovasë, edhe u kthye Joavi, edhe i goditi Edhomit ndë gropësirët të krypësë dymbëdhietë mijë.

1O Perëndi, na hodhe tej, e na theve, u zëmërove, kthehu te na.

2Tunde dhenë, edhe çave atë; shëndosh thërrimet’ e ati, se po tundetë.

3I dëfteve llauzit tënt punë të ashpëra, na dhe të pimë verë që merr mëntë.

4U dhe shënjë atyreve që të kanë frikë, që të ngrihetë lart për të vërtetënë. Sellah.

5Që të dëlirenë të dashurit’ e tu, shpëto-më me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjo-më.

6Perëndia foli ndë (vënt) të shënjtëruarin’ e ti: Do të gëzonem, do të ndanj Syhemënë, edhe do të mas gropësirën’ e Sokhothësë.

7Imi është Gallaadhi, edhe ime është Manassiu; edhe Efraimi është fuqi e kresë s’ime, Judha është nom-vënësi im,

8Moavi është lëqeri i të larit t’im, mbi Edhom kam për të hedhurë këpucënë t’ime, brohori për mua, o Palestinë.

9Kush do të më bierë ndë qytet me mure të fortë? A kush do të më heqë udhënë gjer ndë Edhom?

10Jo ti, o Perëndi, që na hodhe tej? Edhe nukë do të dalç bashkë me fushatat t’ona, o Perëndi.

11Ep-na ndihmë prej shtrëngimit, sepse shpëtimi prej njieriut ësht’ i kotë.

12Me anë të Perëndisë kemi për të bërë trimëri, edhe ay ka për të shkelurë arëmiqtë tanë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help