Psalltiri 42 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar, Mashhilll, për të bijt’ e Koreut.

1Sikundrë mallënjen dreri rrëket’ e ujëravet, kështu edhe shpirti im mallënjen për ty, o Perëndi.

2Shpirti im ka et për Perëndinë, Perëndin’ e gjallë: kur do të vinj, e do të dukem përpara Perëndisë?

3Lott’ e mi m’u bënë bukë dit’ e natë, kur më thonë për ditë: Ku është Perëndia yt?

4Këto i mendova, edhe derdha shpirtinë t’im përbrenda meje, se shkonje bashkë me gjëndëjenë, edhe ecënjë bashkë me atë, gjer ndë shtëpit të Perëndisë, me zë gëzimi e lavdurimi, bashkë me gjëndëjenë që kanë të kremte.

5Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj: faqeja e ati është shpëtesë.

6O Perëndia im, shpirti im përzihetë përbrenda vetesë, përandaj do të të kujtonj prej dheut Jordhanit edhe Hermonijmit, prej malit Vogëlë.

7Avyssa thërret avyssënë ndë zë të troçillavet tua, gjithë thëllimet’ e tu edhe valët’ e tu shkuanë mbi mua.

8Ditënë Zoti do të urdhëronjë përdëllimn’ e ti, edhe natënë kënka e ati do të jetë bashkë me mua, të falur te Perëndia i jetësë s’ime.

9Do t’i them Perëndisë, shkëmbit t’im: Përse më harrove? Edhe përse ecënj i vrërëtë prej shtrëngimit arëmikut t’im?

10Arëmiqt’ e mi, duke dërrmuarë eshtërat’ e mia, më çpërnderonjënë, duke thënë mua për ditë: Ku është Perëndia yt?

11Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj edhe më, (ay është) shpëtesa e faqesë s’ime, edhe Perëndia im.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help