1Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2Lavduroni Perëndin’ e perëndivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
3Lavduroni Zon’ e zotërivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
4Atë që vetëmë bën punë të maniçime të mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
5Atë që bëri qielltë me mënt, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
6atë që qëndroj dhenë mbi ujërat, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
7Atë që bëri dritat’ e mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
8diellënë për urdhërin’ e dritësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
9hënën’ edhe yjtë për urdhërin’ e natësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
10Atë që goditi Misirinë bashkë me të paralindurit djemt’ e atyreve, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
11edhe nxori Israillë prej mesit atyre, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
12me dorë të fortë, edhe me krahë të gjatë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
13Atë që ndau Den’ e Kuq mbë dy, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
14edhe bëri Israillë e shkoi për mes ati, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
15edhe hodhi Faraonë edhe fushatën’ e ati ndë Det të Kuq, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
16Atë që i hoqi udhënë llauzit ti ndë shkretëtirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
17atë që goditi mbëretrë të mëdhenj, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
18edhe vrau mbëretrë të fortë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
19Sionë, mbëretn’ e Amorevet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
20edhe Ogunë, mbëretn’ e Vashanit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
21edhe u dha dhen’ e atyreve për trashëgim, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
22trashëgim mbë Israillë, shërbëtor’ e ti, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
23I cili na kujtoi ndë të përgjunjurit tënë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
24edhe na shpëtoi prej arëmiqet tanë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
25Atë që dha të ngrënë ç’do kurmi, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
26Lavduroni Perëndin’ e qiellit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.