Psalltiri 114 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Kur dolli Israilli prej Misirit, shtëpi e Jakovit prej llauzi gjuhë-huaj,

2Judha u bë shënjtërim’ i ati, Israilli zotërim i ati.

3Deti pa, edhe iku, Jordhani u kthye prapazi.

4Maletë kërcyenë posi desh, edhe kodratë posi qëngjëra dhënsh.

5Ç’është, o det, që ike? Edhe ti, o Jordhan, që u ktheve prapazi?

6Ju, o male, që kërcyetë posi desh, edhe ju, o kodra, posi qëngjëra dhënsh?

7Dridhu, o dhe, prej faqesë Zotit, prej faqesë Perëndisë Jakovit,

8i cili bëri gurrë liqere ujërash, edhe shkrepn’ e shkëmbit burime ujërash.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help