1Zoti mbëretëron, është veshurë me madhëri, Zoti ka veshurë e ngjeshurë fuqi, edhe forcoi botënë kaqë, sa nukë do të tundetë.
2Froni yt është forcuarë që heret, që para jetësë ti je.
3Ngritnë lumenjtë, o Zot, ngritnë lumenjtë zën’ e tyre, lumenjtë ngritnë valët’ e tyre.
4Zoti që është mbë të larta, është më i fortë se zëret’ e shumë ujërave, se valët’ e forta të detit.
5Martyrit’ e tua janë fort të besuara, ndë shtëpit tënde duhetë shënjtëri, o Zot, për ditt të gjata.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.