Psalltiri 145 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Lavduri e Dhavidhit.

1Do të të lartonj, o Perëndia im, Mbëreti im, edhe do të bekonj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.

2Për ditë do të të bekonj, edhe do të lavduronj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.

3Zoti ësht’ i math, e fort i lavduruarshim, edhe madhërisë ati s’i gjëndetë funt.

4Brezi brezit do të lavduronjë punët’ e tua, edhe do të tregonjë fuqinë tënde.

5Do të flas për madhërin’ e lavdisë shënjtërisë s’ate, edhe për punët’ e tua të maniçimetë;

6edhe do të flasënë për fuqin’ e punëvet t’ua të frikçimetë, edhe do të tregonj madhërinë tënde.

7Do të bienë ndër mënt të shumëtit’ e të mirit t’at, edhe do të gëzonenë për drejtërinë tënde.

8I dhëmpshurë edhe i përdëllyeshim është Zoti, zëmërë-gjerë edhe përdëllim-math.

9Zoti ësht’ i mirë mbë të gjithë, edhe përdëllimet’ e ati mbi gjithë punët’ e ati.

10Gjithë punët’ e tua, o Zot, do të të lavduronjënë, edhe të drejtët’ e tu do të të bekonjënë.

11Do të thonë për lavdin’ e mbëretërisë s’ate, edhe do të flasënë për madhërinë tënde,

12që të bënjënë të diturë ndë të bijt’ e njierëzet madhërin’ e ati, edhe lavdin’ e madhërisë mbëretërisë ati.

13Mbëretëria jote është mbëretëri e gjithë jetëvet, edhe zotërimi yt është mbë gjithë brezat.

14Zoti ngre gjithë ata që bijenë, edhe drejton gjithë ata që janë të kurrusurë.

15Syt’ e gjithëve shpërenjënë mbë ty, edhe ti u ep ushqimnë mbë kohë.

16Hap dorënë tënde, edhe mbush me të mira ç’do gjë të gjallë.

17Zoti ësht’ i drejtë mbë gjithë udhët e tia, edhe i mirë mbë gjithë punët e tia.

18Zoti është ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë, ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë me të vërtetë.

19Bën dashurimn’ e atyreve që i kanë frikë, edhe ndigjon lutëjen’ e atyreve, edhe i shpëton.

20Zoti ruan gjithë ata që e duanë, edhe do të prishnjë gjithë fajtorëtë.

21Goja ime do të flasë lavdurin’ e Zotit, edhe ç’do mish le të bekonjë të shënjtëruarin’ emërin’ e ati për gjithë jetën’ e jetësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help