Psalltiri 65 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë kënke e Dhavidhit.

1Të pret lavdurim, o Perëndi, ndë Sionë, edhe ty është për të dhënë uratë.

2O ti që ndigjon të falurë, te ti ka për të ardhurë çdo mish.

3Fjalët’ e të pa-udhëvet duallnë më të forta kundrë meje, ti do të qërojsh pa-udhëritë t’ona.

4Lum ay që cgjodhe, edhe e more me vete, që të rrijë ndë hoboret e tu; do të nginjemi me të mirat e shtëpisë s’ate, të shënjtëruarësë kishësë sate.

5(Prej) punës frikëshime me drejtëri, do të na përgjegjesh, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe i atyre që janë lark ndë det;

6ti që forcon maletë me fuqinë tënde, që je ngjeshurë me fuqi;

7ti që pushon zën’ e detit, zërin’ e valëvet ati, edhe të bërtiturit’ e llauzevet.

8Edhe ata që rrinë nd’ato anët përtej, ndruanjënë shenjevet tua.

9Ti gëzon të dalat’ e mëngjesit edhe të mbrëmëjesë. Vështron dhenë, edhe e ujit; e bën të pasurë tepërë; lumi i Perëndisë u mbush me ujëra; bën gati grurët’ e atyreve, se kështu e bëre gati.

10Ujit vitë e ati, sheshon plisat’ e ati, cbut atë me pika shiu, bekon bimërat’ e ati.

11Vë kurorë vitit me të mirat e tua, edhe gjurmët’ e tua pikonjënë dhiamë.

12Pikonjënë (mbi) kullotat e shkretëtirësë, edhe kodratë ngjishenë me gëzim.

13Fushatë janë veshurë me tufa dhënsh, edhe gropësiratë mbuluarë me grurë; brohorijënë, po edhe këndonjënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help