1Ditën e parë mbas të shtunës, herët në ag, shkuen te varri me aromat që kishin përgatitë .
2E gjetën gurin të rrokullisun nga varri,
3hynë mbrenda, por nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
4Mbasi kishin ra në ndërdyshje shkak të kësaj gjaje, ja, dy burra qëndruen pranë tyne me petka vezulluese.
5Të friksueme, kqyrnin përdhe, por ata u thanë: «Pse kërkoni të gjallin me të vdekun?
6Nuk asht këtu, por u ngjall. Kujtoni çka ju tha kur ishte në Galile,
7sesi Biri i njeriut duhej t'u dorëzohej mëkatarëve, të kryqëzohej e të tretën ditë të ringjallej».
8Atëherë iu kujtuen fjalët e tij.
9Kur u kthyen nga varri, ua kumtuen të gjitha këto të njëmbëdhjetëve e të gjithë të tjerëve.
10Ishin Mari Magdalena, Joana, Maria e Jakobit dhe të tjerat me to. Ua treguen këto apostujve,
11por atyre iu dukën dokrra këto fjalë e s'u besuen.
Pjetri te varri12Megjithatë Pjetri u ngrit e vrapoi te varri. U përkul me kqyrë, pau vetëm pëlhurat, dhe u kthye në vete i mrekulluem prej ndodhisë.
Rrugës për në Emaus13Dhe, ja, të njejtën ditë, dy prej tyne ishin tue ecë drejt një fshati me emnin Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jerusalemit.
14Po bisedonin me njeni-tjetrin rreth të gjitha këtyne ndodhive
15dhe, ndërsa bisedonin e shqyrtonin, u afrue Jezusi dhe ecte me ta,
16por u ishin zanë sytë e nuk e njohën.
17Ai u tha: «Ç'janë këto fjalë që po shkëmbeni me njeni-tjetrin tue ecë?». Ata u ndalën të trishtuem
18dhe njeni me emrin Kleopa i tha: «A je ti i vetmi i kalimtar në Jerusalem që nuk din çka ka ndodhë në të këto ditë?».
19Ai i pyeti: «Po çka?». Ata i thanë: «Në lidhje me Jezusin e Nazaretit, që ishte profet i fuqishëm me punë e me fjalë para Hyut e mbarë popullit,
20sesi kryepriftënt dhe prijësit tanë e dorëzuen që të dënohej me vdekje dhe e kryqëzuen.
21Ne shpresonim se pikërisht ai do ta shpaguente Izraelin. Megjithatë, mbas të gjithave, kjo asht e treta ditë.
22Prapë se prapë, do gra prej nesh na kanë çoroditë. Kanë shkue në ag te varri
23dhe, tue mos ia pasë gjetë kufomën, erdhën e na thanë se kanë pa engjëj në vegim, të cilët u kanë thanë se ai asht gjallë.
24Disa nga ata që ishin me ne shkuen te varri dhe e gjetën njësoj siç kishin tregue gratë, por atë nuk e panë».
25Atëherë ai u tha: «O të pamend e zemërngathët për me besue gjithçka që kanë thanë të profetët!
26A nuk duhej që Krishti t'i vuente këto e të hynte në lavdinë e tij?».
27Dhe, tue fillue prej Moisiut e prej te të gjithë profetëve, filloi me u shtjellue çka shkruhet për veten e vet në të gjitha shkrimet.
28Kur iu afruan fshatit ku po shkonin, ai bani sikur po shkonte ma përtej,
29por ata iu përgjeruen e i thanë: «Rri me ne, se se gati erdhi mbramje dita po soset tashma». E ai hyni me ndejtë me ta.
30Kur u shtrue me hangër me ta, mori bukën, tha lutjen e bekimit, e theu e ua dha.
31Atëherë iu hapën sytë dhe e njohën. E u ba i padukshëm për ta.
32Ata i thanë njeni-tjetrit: «A nuk na digjte zemra përmbrenda kur na fliste udhës, si na i zbërthente shkrimet?».
33Në atë grimë u çuen e u kthyen në Jerusalem, ku gjetën të mbledhun të njëmbëdhjetët e të tjerët që ishin me ta.
34Ata thoshin: «Përnjëmend u ngjall Zoti e iu duk Simonit».
35Atëherë edhe ata u shtjelluen çka kishte ndodhë udhës dhe sesi u ishte ba i njohtun në thyemjen e bukës.
Jezui u shfaqet dishepujve36Ndërsa po flisnin për këto, ai qëndroi mes tyre e u tha: «Paqja me ju!».
37Ata u trembën e u frikësuen, tue kujtue se po shihnin një shpirt.
38Por ai u tha: «Pse keni frikë e pse ju lindin dyshime në zemër?
39Shihni duert e mia e kambët e mia, se unë jam ai. Më prekni e shihni, se hija mish e kocka s'ka, siç po shihni se unë kam».
40Mbasi tha këtë, u tregoi duert e kambët.
41Meqë ende nuk po besonin prej gëzimi dhe ishin të mahnitun, u tha: «A keni ndonjë gja me hangër këtupari?».
42Ata i dhanë një copë peshk të pjekun.
43Ai e mori dhe e hangri para tyne.
44Atëherë u tha: «Këto fjalë jua kisha thanë kur isha ende me ju: duhej të kryhej gjithçka që asht shkrue për mue në ligjin e Moisiut, te Profetët e në Psalme».
45Mandej ua çeli mendjen që të kuptonin Shkrimet.
46E u tha: «Kështu asht shkrue: Krishti duhet me vuejtë e me u ringjallë prej të vdekunve të tretën ditë
47dhe me u kumtue të gjitha kombeve pendimin e faljen e mëkateve, tue fillue nga Jerusalemi.
48Për këtë ju jeni dëshmitarë.
49Ja, unë po dërgoj mbi ju të premtuemin e Atit tim. Ju rrini në qytet derisa të visheni me pushtet prej së nalti».
Ngritja në qiell50Mandej i nxori jashtë deri afërsi të Betanisë, çoi duert e i bekoi.
51Ndërsa po i bekonte, u nda prej tyne e u mor nalt në qiell.
52Ata e adhuruen e u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh.
53Rrinin gjithnjë tempull dhe përlëvdonin Hyun.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.