Mateu 27 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Jezusi para Pilati

1Kur agoi, të gjithë kryepriftënt e pleqtë e popullit vendosën bashkarisht ta dënonin Jezusin me vdekje.

2Mbasi e lidhën, e çuen e ia dorëzuen Pilatit, qeveritarit.

Vdekja e Judës

3Atëherë Juda, ai që e kishte dorëzue, kur pa se dënuen, u pendue, ua ktheu tridhjetë monedhat e argjendta kryepriftënve e pleqve

4dhe u tha: «Mëkatova, tue dorëzue gjak të pafajshëm». Ata i thanë: «Ç'na duhet neve! Shihe vetë».

5Hodhi monedhat e argjendta në tempull, u largue dhe shkoi e u fur.

6Kryepriftënt morën monedhat e argjendta e thanë: «Nuk lejohet me i qitë këto para kushtimore sep janë pare gjaku».

7Atëherë morën vendim të blinin me to arën e një poçari për varrimin e të huejve.

8Prandaj ajo arë u quejt «Ara e Gjakut», deri sot.

9Kështu u plotësue çka qe thanë prej Jeremisë profet:

Morën tridhjetë monedhat e argjendta,

çmimi e të çmuemit,

që u çmue nga bijtë e Izraelit,

10 e i dhanë për Arën e Poçarit,

siç më kishte urdhnue Zoti.

Jezusi para Pilatit

11Jezusi u vu para qeveritari. Qeveritari e pyeti: «A je ti mbreti i judejve?». Jezusi i tha: «Ti po thue».

12Por, kur e paditnin kryepriftërinjtë dhe pleqtë, nuk përgjigjej fare.

13Atëherë Pilati i tha: «A nuk po ndigjon sa çka po dëshmojnë kundër teje?».

14Ai nuk iu përgjigj për asnjë gja, saqë e çuditi shumë qeveritarin.

Dënimi me vdekje

15Për çdo festë qeveritari e kishte ba doke me lirue një të burgosun, atë që dëshironin.

16Asokohe kishin një të burgosun të bujshëm, që quhej Jezu Baraba.

17Kur u mblodhën, Pilati u tha: «Cilin doni t'ju liroj, Jezu Barabën apo Jezusin që quhet Krisht?».

18E dinte se Jezusin e kishin dorëzue nga smira.

19Ndërsa ishte ndejë në gjykatore, e shoqja i çoi fjalë: «Mos të kesh gja me atë të drejtë, se sot kam vuejt shumë në andërr për shkak të tij».

20Por kryepriftënt e pleqtë e bindën turmën me kërkue Barabën e Jezusin me e vra.

21Qeveritari u tha rishtas: «Cilin prej të dyve doni me ju lirue?». Ata iu përgjigjën: «Barabën!».

22Pilati u thotë: «Çka të baj, pra, me Jezusin që quhet Krisht?». Të gjithë i thonë: «Të kryqëzohet!».

23Ai u tha: «Pse, ç'të keqe bani?». Por ata bërtitnin edhe ma fort: «Të kryqëzohet!».

24Kur Pilati e pa se nuk po arrinte asgjë, përkundrazi, po fillonte rrëmuja, mori ujë, lau duert para turmës e tha: «Jam i pafajshëm për gjakun e këtij. Shiheni ju».

25Mbarë populli u përgjigj: «Gjaku i tij raftë mbi ne e mbi fëmijët tanë!».

26Atëherë Pilati liroi Barabën, ndërsa Jezusin, mbasi e fshikulluen, e dorëzoi të kryqëzohej.

Jezusi para përqeshësve

27Atëherë ushtarët e qeveritarit e morën Jezuin në pretorium dhe bashkuen rreth tij tanë kohortën.

28E zhveshën dhe i hodhën sipër një pelerinë të kuq.

29Thurën një kunorë ferrash, ia vunë në krye e i dhanë një kallam në dorën e djathtë. Tue ra në gjuj para tij, e qesëndisnin e i thonin: «Të falemi, o mbreti i judejve!».

30E pështynë, morën kallamin e ia gjuenin kresë.

31Mbasi e qesëndisën, ia hoqën pelerinën, e veshën me petkat e veta dhe e çuen për ta kryqëzue.

Kryqëzimi

32Tue dalë, hasën në një njeri kireneas me emnin Simon, të cilin e detyruen me i mbartë kryqin.

33Kur shkuen te një vend, që quhet Golgota, domethanë «Vendi i Kafkës»,

34i dhanë me pi verë të përzieme me vner, por kur i ndjeu shijen, nuk deshi me e pi.

35Si e kryqëzuen, hodhën short për me nda petkat e tij

36dhe u ulën e po e ruenin.

37Mbi krye i vunë me shkrim shkakun arsyen: «Ky asht Jezusi, mbreti i judejve».

38Atëherë kryqëzuen me të dy cuba, njenin në të djathtë e tjetrin në të majtë.

39Kalimtarët e fyenin, tundnin kryet

40e thonin: «Ti, që e shkatërron tempullin dhe e ndërton për tri ditë, shpëto veten, nëse je Biri i Hyut, e zbrit nga kryqi!».

41Njësoj edhe kryepriftënt, shkrestarët e pleqtë e tallnin e thonin:

42«Të tjerët i shpëtoi, veten nuk mundi me e shpëtue. Mbreti i Izraelit! Të zbresë tash nga kryqi e do të besojmë në të.

43Besoi në Hyun, ta lirojë tash Hyu po deshi, meqë tha se asht Biri i Hyut!».

44Edhe cubat, që ishin të kryqëzuem me të, e përqeshnin.

Vdekja

45Që nga mesdita e deri në orën tre pasdite u bë errësirë në gjithë tokën.

46Rreth orës tre pasdite Jezui thirri me zë të lartë: «Eli, Eli, lema sabakthani?» që do të thotë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më braktise?».

47Disa nga ata që ishin aty kur e dëgjuan, thanë: «Ky po thërret Elinë».

48Njëri prej tyre vrapoi, mori një sfungjer, e ngjeu në uthull, e vuri në një kallam e ia dha për ta pirë.

49Të tjerët thoshin: «Prisni të shohim nëse do të vijë Elia për ta shpëtuar».

50Jezui thirri përsëri me zë të lartë e dha shpirt.

51Atëherë veli i tempullit u gris më dysh nga lart deri poshtë, toka u drodh e shkëmbinjtë u çanë.

52Edhe varret u hapën e shumë trupa të shenjtësh që kishin vdekur u ngjallën

53dhe, pasi dolën nga varret pas ngjalljes së tij, shkuan në qytetin e shenjtë e iu shfaqën shumë njerëzve.

54Kryeqindësi dhe të tjerët që ishin me të për të ruajtur Jezuin, kur panë tërmetin dhe gjithçka që ndodhi, u frikësuan shumë e thanë: «Me të vërtetë ky qenka Biri i Perëndisë».

55Aty gjendeshin edhe shumë gra që kishin shkuar pas Jezuit që nga Galilea dhe i kishin shërbyer. Ato po shikonin nga larg.

56Ndër to ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe Jozefit, si dhe nëna e bijve të Zebedeut.

Varrimi

57Kur ra mbramja, erdhi një njeri i pasun nga Arimateja, me emnin Jozef. Edhe ai kishte qenë nxanësi Jezusit.

58Shkoi te Pilati e i lypi trupin e Jezuit. Atëherë Pilati urdhënoi t'ia jepnin.

59Jozefi e mori trupin e Jezuit, e mbështolli me li të pastër

60dhe e vuni në varrin e ri, që kishte hapë për vete në shkamb. Rrokullisi një gur të madh te gryka e varrit e shkoi.

61Maria Magdalenë e Maria ishin ulun kundruell varrit.

Rojat e varrit

62Të nesërmen, që i bie me qenë mbas të premtes, kryepriftënt e farisenjtë u mblodhën te Pilati

63e i thanë: «Zotni, na u kujtuem se ai mashtrues pati thanë, sa ishte gjallë: “Pas tri ditësh jam i gjallë”.

64Prandaj, urdhno të sigurohet varri deri ditën e tretë, që të mos shkojnë dishepujt e tij me e vjedhë e me i thanë popullit: “U ngjall prej të vdekunve”. E mashtrimi i mbramë do të jetë më i keq se i pari».

65Pilati u tha: «I keni rojtarët. Shkoni e sigurojeni si të dini».

66Ata shkuan dhe e siguruen varrin, tue e vulosë gurin me rojtarë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help