1Atëherë u tha nxanësve: «Një njeri, që ishte i pasun, kishte një mbarështues, të cilin e paditën tek ai se i shkapërderdhte pasuninë.
2Ai i bani za e i tha: “Çka asht kjo që po ndigjoj për ty? Më jep llogari për mbarështimin tand, se nuk mundesh me mbarështue ma”.
3Mbarështuesi tha me vedi: “Çka të baj, se zotnia im po ma heq mbarështimin? Me mihë s'kam forcë. Me lypë kam turp.
4E kuptova çka do të baj, që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyne, kur të më heqin nga mbarështimi”.
5Thirri një nga një huamarrësit e zotnisë së vet e i tha të parit: “Sa i detyrohesh zotnisë tim?”.
6Ai i tha: “Njëqind qypa voj”. Por ai ia ktheu: “Merre shkresën tande, ulu shpejt e shkruej pesëdhjetë”.
7Ma vonë pyeti një tjetër: “Po ti, sa detyrohesh?”. Ai u përgjigj: “Njëqind thasë grunë”. Ia ktheu: “Merre shkresën tande e shkruej tetëdhjetë”.
8Zotnia e lëvdoi mbarështuesin e pandershëm, se kishte veprue mençëm.
Se bijtë e kësaj bote janë ma të mençëm me bashkëkohësit e vet sesa bijtë e dritës.
9Dhe unë po ju them: bani për vedi miq me anë të pasunisë së rrejshme, që, mbasi të soset ajo, t'ju pranojnë në banesat e amshueme.
10Kush asht besnik në pak, asht besnik edhe në shumë e kush asht i pandershëm në pak, asht i pandershëm edhe në shumë.
11Nëse nuk keni qenë besnikë në pasuninë e rrjeshme, kush do t'ju besojë atë të vërtetën?
12Dhe, nëse nuk keni qenë besnikë në çka asht e tjetërkujt, kush do t'jua japë tuejën?
13Asnjë shërbëtor shtëpie nuk mund t'u shërbejë dy zotnive. Ose do të urrejë njenin e tjetrin do ta dojë, ose do t'i përkushtohet njenit e tjetrin do ta nënvleftësojë. Nuk mund t'i shërbeni edhe Hyut, edhe mamonës».
Ligji dhe mbretëria14Farisenjtë paredashës i ndigjonin të gjitha këto dhe e përqeshnin.
15Ai u tha: «Ju jeni ata që hiqeni të drejtë para njerëzve, por Hyu jua njeh zemrat. Por, ajo çka ndër njerëz asht e madhnueshme, asht e neveritshme para Hyut.
16Ligji e profetët mbërritën deri te Gjoni. Prej asokohe kumtohet si lajm i mirë mbretna e Hyut, ku secili don me hy me zor.
17Megjithatë, ma lehtë kishin me kalue qielli e toka, se me iu shkëputë një pikë e vetme ligjit.
18Kushdo që lëshon gruen e vet e martohet me një tjetër, thyen kunorën dhe kushdo që martohet me një grue të lëshueme nga burri, thyen kunorën».
Lazri dhe pasaniku19«Një njeri ishte i pasun, vishej me purpur e me li dhe dëfrehej begatisht çdo ditë.
20Një skamnor me emnin Lazër ishte ulë te dera e tij, i mbuluem me plagë
21dhe i dishëruem me u ngie me dramcat që binin nga tryeza e pasanikut. Edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.
22Skamnori vdiq dhe engjëjt e bartën drejt e në krahnuer të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku e u varros.
23Në botën e të vdekunve, çoi sytë, tue qenë ndër mundime, dhe pa prej larg Abrahamin dhe Lazrin në krahnuerin e tij.
24Atëherë bani za e tha: “Atë Abraham, ki mëshirë për mue e çoje Lazrin ta ngjyejë majen e gishtit në ujë e të ma freskojë gjuhën, se po dirgjem ndër këto flakë”.
25Por Abrahami i tha: “Bir, kujtohu se ti i more begatitë tueja gjatë jetës sate, sikurse Lazari të këqijat, mirëpo tash këtu ai gjen ngushëllim, ndërsa ti vuen.
26Përveç të gjitha këtyne gjanave, mes nesh e jush asht vue një hon i madh, kështuqë ata që dëshirojnë me kalue prej këtu drejt jush, nuk munden. Dhe askush prej andej nuk mund të kalojë te ne”.
27Ai i tha: “Po të lutem, pra, o atë, ta dërgosh te shtëpia e tim eti,
28se kam pesë vëllazën, që t'i vejë në dijeni, me qëllim që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”.
29Abrahami u tha: “Kanë Moisiun e profetët. Ata duhet të ndigjojnë”.
30Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse shkon tek ata dikush nga të vdekunit, do të ndërrojnë mendje”.
31Ai i tha: “Nëse nuk ndigjojnë Moisiun e profetët, edhe sikur dikush të ngjallet prej të vdekunve nuk do të binden”».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.