1Atëherë u tha nxanësve të vet: «Asht e pamundun të mos vijnë shkandujt, megjithatë, mjerë ai prej të cilit vijnë!
2Do t'i dilte ma mirë po t'i lidhej rreth qafës mokra e të hidhej në det det, sesa të shkandullonte njenin prej këtyne të vegjëlve.
3Kujdesuni për veten!
Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje dhe, po të pendohet, fale.
4Edhe po të mëkatojë kundër teje shtatë herë në ditë e shtatë herë kthehet e të thotë “pendohem”, fale».
5Apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!».
6Dhe Zoti u tha: «Po të keni besim sa kokrra e sinapit, do t'i thoshit këtij mani “shkulu e mbillu në det” dhe do t'ju ndigjonte.
7Cili prej jush, po të kishte një shërbëtor tue mihë, ose tue ruejt delet, mbasi ai të kthehet nga ara, do t'i thoshte: “Ulu në tryezë menjëherë”?
8A nuk do t'i thoshte: “Më ban gati diçka për darkë, ven përparësen e më shërbe derisa të ha e të pi unë e mandej do të hash e të pish ti”?
9Mos do t'ia dijë për nder shërbëtorit, për shkak se zbatoi urdhnat?
10Kështu edhe ju, kur të keni krye çka ju asht urdhnue, thoni: “Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bamë çka ishim ty detyruem me ba”».
Pastrimi i dhjetë të lebrosurve11Tue shkue drejt Jerusalemit, kaloi përmes Samarisë e Galilesë.
12Kur hyni në një fshat, i dolën para dhjetë të gërbulun, të cilët rrinin larg
13e thoshin me za të naltë: «Jezus, mësues, ki mëshirë për ne!».
14Kur i pa, u tha: «Shkoni e paraqituni te priftënt». Dhe, ndërsa po shkonin, u pastruen.
15Mirëpo, njeni prej tyne, kur pa se ishte pastrue, u kthye dhe, me za të naltë, lëvdonte Hyun.
16Ra përmbys para kambëve të tij dhe e falënderoi. Ishte samaritan.
17Atëherë Jezusi pyeti: «A nuk ishin dhjetë ata që u pastruen? Ku janë nandë të tjerët?
18A nuk pati kush me u kthye me i dhanë lavdi Hyut përveç këtij të hueji?».
19Atëherë i tha: «Çohu e shko. Besimi yt të shpëtoi».
Ardhja e mbretnisë20Kur farisejtë e pyetën se kur vjen mbretnia e Hyut, u përgjigj: «Mbretnia e Hyut nuk vjen në mënyrë të dukshme,
21as do të thonë: “Ja këtu!” apo: “Ja atje!”. Se, ja, mbretnia e Hyut asht brenda jush».
22Ai u tha nanësve: «Do të vijnë ditë në të cilat do të dëshironi të shihni një prej ditëve të Birit të njeriut, por s'keni me e pa.
23Atëherë do t'ju thonë: “Ja atje!” apo: “Ja këtu!”. Mos shkoni, as mos vraponi!
24Porsi vetima që shkrep dhe e ndriçon qiellin skaj më skaj, ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.
25Por ma parë i duhet me vuejt shumë e me u përjashtue prej kësaj breznie.
26Dhe sikurse ndodhi në ditët e Noehut, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.
27Hanin e pinin, merrnin e jepnin nuse, deri ditën kur Noehu hyni në arkë dhe erdhi përmbytja e shkatërroi gjithçka.
28Njësoj sikurse ndodhi në ditët e Lotit: hanin, pinin, blinin, shisnin, mbillnin e ndërtonin,
29por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra zjarr e squfur nga qielli dhe i rrënoi të gjithë,
30poashtu do të jetë dita kur të zbulohet Biri i njeriut.
31Atë ditë, kush do të jetë mbi çati e do t'i ketë plaçkat në shtëpi, të mos zbresë me i marrë. edhe ai që do të jetë në arë të mos kthehet mbrapa.
32Kujtojeni gruen e Lotit!
33Kush të mundohet me e shpëtue jetën e vet, do ta humbë. Kush do ta humbë, do ta do ta mbajë gjallë.
34Unë po ju them: atë natë, prej dy vetëve në të njejtin shtrat, njeni do të merret e tjetri do të lihet.
35-36Dy gra do të jenë tue blue në të njejtin mulli, njena do të merret e tjetra do të lihet».
37Atëherë e pyetën: «Ku, o Zot?». Ai u tha: «Ku asht coftina, aty mblidhen edhe sorrat».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.