Luka 22 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Ujdia me Judën

1Po afrohej festa e Bukëve të Pabrume, e quejtun Pashkë.

2Kryepriftënt dhe shkrojsat po kërkonin se si me e vra, se i druheshin popullit.

3Atëherë Satani hyni te Juda, i quejtuni Iskariot, që ishte njeni prej numrit të dymbëdhjetëve.

4Ky shkoi me bashkëbisedue me kryepriftënt dhe kryerojtarët për mënyrën se si me ua dorëzue.

5Ata u gëzuen e ranë në ujdi me i dhanë pare.

6Ai pranoi dhe kohën e përshtatshme që t'ua dorëzonte larg turmës.

Përgatitja e Darkës së Pashkëve

7Erdhi dita e Bukëve të Pabrume, kur therej qengji i Pashkëve.

8Ai nisi Pjetrin e Gjonin e u tha: «Shkoni e përgatitni për ne Pashkët, që të hamë».

9Ata e pyetën: «Ku dëshiron ta përgatisim?».

10U tha: «Ja, kur të hyni në qytet do t'ju dalë pra një njeri tue bajtë një shtambë uji. Ndiqeni drejt shtëpisë ku do të hyjë

11thonjini të zotit të shtëpisë: “Mësuesi po të pyet: ku asht dhoma ku mund të ha Pashkët me nxanësit e mi?”.

12Ai do t'ju tregojë një dhomë të madhe e të pajisun në katin e epërm. Aty bani përgatitjet».

13Ata shkuen, i gjetën gjanat siç u kishte thanë dhe përgatitën Pashkët.

Darka e Zotit

14Kur erdhi koha, u ul me hangër ai dhe apostujt me të.

15Atëherë u tha: «Mezi kam pritë me i hangër këto Pashkë me ju, para se me vuejt.

16Po ju them, nuk do t'i ha ma deri kur të përkryhen në mbretninë e Hyut».

17Atëherë mori gotën, u falënderue e tha: «Merreni e ndajeni këtë mes jush.

18Unë po ju them se prej tashit nuk do të pi ma prej frytit të hardhisë, derisa të vijë mbretnia e Hyut».

19Mandej mori bukën, u falënderue, e theu, ua dha e tha: «Ky asht trupi im, që jepet për ju. Bajeni këtë në përkujtimin tim».

20Nësoj veproi me gotën, mbas darke, tue thanë: «Kjo gotë gotë asht besëlidhja e re në gjakun tim, që derdhet për ju.

21Megjithatë, ja, dora e atij që po më dorëzon asht me mue në tryezë.

22Se Biri i njeriut po shkon siç asht caktue, megjithatë mjerë për atë njeri me anë të të cilit dorëzohet».

23Ata filluen me pyet njeni-tjetrin se cili prej tyre, vallë, do ta bante këtë gja.

Ma i madhi ndër nxanës

24Mes nxanësve lindi një grindje se kush prej tyre duhej të mbahej si ma i madhi.

25Por ai u tha: «Mbretnit e kombeve sillen me ta si sundimtarë dhe pushtetarët e tyne thirren bamirës.

26Por jo kështu me ju! Përkundrazi, ma i madhi ndër ju të bahet si ma i riu dhe prijësi si shërbëtori.

27Kush asht ma i madh, kush rrin në tryezë apo kush shërben? Jo ai që rri në tryezë? Unë, përkundër, jam në mesin tuej si shërbestar.

28Ju jeni ata që keni ndejtë me mue në sprovat e mia

29dhe unë po ju la në dorë mbretninë, siç ma la mue Ati im,

30që të hani e të pini në tryezën time, në mbretninë time e do të uleni nëpër frone, me gjykue dymbëdhjetë fiset e Izraelit».

Parathënia e mohimit të Pjetrit

31«Simon, Simon, ja, Satani u përpoq me ju sitë si grunin,

32por unë u luta për ty që të mos të shuhet besimi. E ti, kur të kthehesh, forcoji vëllaznit e tu».

33Ai i tha: «Zot, me ty jam gati me ardhë edhe në burg, edhe në vdekje».

34Por ai iu përgjigj: «Po të them, o Pjetër, nuk do të ketë këndue sot gjeli para se të mohosh tri herë se më njeh».

Para, trastë dhe shpatë

35Mandej u tha: «Kur ju nisa pa kuletë, pa strajcë e pa sandale, a ju mungoi gja?». Ithanë: «Asgja».

36Ai u tha: «Por tash, kush ka kuletë, ta marrë. Gjithashtu edhe strajcën. Dhe kush nuk ka shpatë, të shesë gunën e ta blejë .

37Unë po ju them, kjo që asht shkrue duhet të kryhet në mue: u numërue me të paudhët. Çka ka të bajë me mue e ka një qëllim».

38Ata i thanë: «Zot, ja dy shpata këtu». Ai u përgjigj: «Mjaft asht!».

Lutja në Malin e Ullijve

39Doli e shkoi si zakonisht drejt Malit të Ullijve, por e ndoqën edhe nxanësit e tij.

40Kur mbërriti tek vendi, u tha : «Lutuni që të mos hyni në sprovë».

41Vetë u largue prej tyne aq sa hidhet një gur, ra në gjujë e u lut,

42tue thanë: «Atë, nëse do, ma hiq këtë gotë. Megjithatë, jo vullneti im, por i yti u baftë!».

43Atëherë iu duk një engjëll nga qielli, tue i dhanë forcë.

44Kur e zuri ankthi, u lut edhe ma fort. Atëherë djersa iu ba si rruza gjaku, që binin në tokë.

45Kur u çue nga lutja, erdhi te nxanësit e i gjeti tue fjetë prej trishtimi.

46U tha: «Pse po flini? Çohuni e lutuni që të mos hyni në sprovë».

Dorëzimi dhe arrestimi

47Kur ishte ende tue folë, ia behu një turmë. U printe i quejtuni Judë, njeni prej të dymbëdhjetëve. Ai iu afrua Jezusit për me e puthë,

48por Jezusi i tha: «Judë, me puthje po e dorëzon Birin e njeriut?».

49Ata që ishin rreth tij, kur panë çka po ndodhte, thanë: «Zot, a të gjuejmë me shpatë?».

50Njeni prej tyne i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe i preu veshin e djathtë.

51Por Jezui tha: «Mjaft me kaq!». Ia preku veshin dhe e shëroi.

52Jezusi u tha atyne që kishin dalë kundër tij, kryepriftënve, kryerojtarëve të tempullit e pleqve: «Si për një cub paskeni dalë, me shpata e hunj?

53Përditë isha me ju në tempull e s'e shtritë dorën kundër meje, por kjo asht ora juej pushteti i territ».

Mohimi i Pjetrit

54Atëherë e mbërthyen, e morën dhe e futën në shtëpinë e kryepriftit. Pjetri po e ndiqte nga larg.

55Kishin ndezë një zjarr në mes të oborrit dhe, ishin ulë bashkë dhe Pjetri rrinte ulun mes tye.

56Kur një shërbëtore pa dikend ulun buzë zjarrit, ia nguli sytë e tha: «Edhe ky ishte me të».

57Por ai e mohoi e tha: «Nuk e njoh, moj grue».

58Mbas pak dikush tjetër e pa e tha: «Edhe ti je një prej tyne». Por Pjetri tha: «O njeri, nuk jam».

59Mbasi kaloi gati një orë, një tjetër nguli kambë e tha: «Me të vërtetë edhe ky ishte me të, se asht galileas».

60Por Pjetri tha: «O njeri, unë s'di çka po thue». Menjëherë, ndërsa po fliste, këndoi gjeli.

61Atëherë Zoti u kthye dhe e kqyri Pjetrin. Pjetrit i ranë ndërmend fjala e Zotit, kur i kishte thënë: «Para se të këndojë gjeli sot, do të më mohosh tri herë».

62Atëherë doli përjashta e kjau me idhnim.

Jezusin e shpotisit

63Burrat që e ruenin e tallnin dhe e rrihnin.

64I lidhnin sytë dhe e pyesnin: «Gjeje kush të ra?».

65Dhe i flisnin me shumë fjalë fyese të tjera.

Para sinedrit

66Kur u ba ditë, u mblodhën pleqësia e popullit, kryepriftënt e shkrojsat dhe e çuen në Këshillin e Naltë të tyne.

67I thanë: «Nëse je Krishti, na e thuej».

Por ai u tha: «Po t'jua thoja, s'do të më besonit.

68Edhe po t'ju pyesja, nuk do të më përgjigjeshit.

69Por, prej tashit Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Hyut».

70Atëherë të gjithë thanë: «Ti, pra, a je Biri i Hyut?». Ai u tha: «Ju po e thoni se unë jam».

71Dhe ata thanë: «Për çfarë dëshmie tjetër kemi nevojë? E ndigjuem vetë prej gojës së tij».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help