1Të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatnorët ishin tue iu afrue për me e ndigjue.
2Farisejtë dhe shkrestarët ankoheshin e thoshin: «Ky i pret mëkatnorët e han me ta».
3Por ai u tregoi këtë shëmbëlltyrë:
4«Kush pre jush, që ka njëqind dele dhe i humb njena prej tyne, nuk i len të nantëdhjetenantat në shkretinë dhe shkon tek e humbuna, derisa ta gjejë?
5Dhe, mbasi ta ketë gjetë, e ven mbi shpatulla i gëzuem.
6Kur kthehet në shtëpi, thërret miqtë e të afërmit e u thotë: “Gëzohuni me mue, se e gjeta delen, atë që më kishte humbë”.
7Unë po ju them se poashtu do të ketë ma shumë gëzim në qiell për një mëkatnor që asht pendue sesa për nantëdhjetë e nantë të drejtë që nuk kanë nevojë me u pendue».
Monedha e humbun8«Ose, cila grue, që ka dhjetë drakma, nëse i humb njena, nuk ndez një kandil, fshin shtëpinë, dhe kërkon imtësisht derisa ta gjejë?
9Mbasi ta ketë gjetë, thërret shoqet e e të afërmet e u thotë: “Gëzohuni me mue, se e gjeta drakmën që që pata humbë”.
10Poashtu, po ji them, do të ketë gëzim para engjëjve të Hyut për një mëkatnor që pendohet».
Djali plangprishës11Atëherë tha: «Një njeri kishte dy bij.
12Ma i riu i tha të atit: “Atë, ma jep pjesën e pasunisë që më takon”. Ai ua ndau jetesën.
13Nuk kaluen shumë ditë dhe djali ma i ri mblodhi gjithçka, u largue në një vend të largët e atje e treti pasuninë, tue jetue pa e vra mendjen.
14Mbasi shpenzoi gjithçka, në atë vend ra një zi buke e randë dhe ai filloi me ra ngusht.
15Atëherë shkoi e u punësue te një nga qytetarët e atij vendi, i cili e dërgoi në ara me ruejt derrat.
16Atje ia kishte anda me u ushqye me lendet që hanin derrat, por s'ia jepte kush.
17Por, kur erdhi në vete, tha: “Shumë vartës të tim eti kanë bukë me tepri, ndërsa mua këtu po më mbyt uria.
18Do të çohem, do të shkoj tek im atë e do t'i them: atë, mëkatnova kundër qiellit e para teje.
19Nuk jam ma i denjë me u quejt biri yt. Më ban si ndonjenin prej vartësve të tu”.
20U çue e shkoi tek i ati. Por, kur ishte ende larg, i ati e pa, u përmallue, vrapoi, iu hodh në qafë dhe e puthi fort.
21Mirëpo i biri i tha: “Atë, mëkatnova kundër qiellit e para teje. Nuk jam ma i denjë me u quejt yt bir”.
22Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Shpejt, nxirrni petkun ma të mirë e vishjani. Venjani unazën në gisht e sandalet në kambë.
23Merrni viçin e majmë, thereni dhe të hamë e të dëfrehemi,
24se ky biri im kishte vdekë e u kthye në jetë, kishte humbë e u gjet!”. Dhe filluen me dëfrye.
25Djali i tij ma i madh ishte në arë. Kur erdhi e iu afrua shtëpisë, ndigjoi muzikë e valle.
26Atëherë thirri njenin nga shërbëtorët dhe hetoi çka po ndodhte.
27Ai iu tha: “Vëllai yt asht këtu dhe yt atë theri viçin e majmë, se iu kthye shëndosh”.
28Atëherë ai u zemërue e nuk deshi me hy, por ati doli me iu lutë.
29Mirëpo ai iu përgjigj: “Ja, kam shumë vite që të shërbej pa iu shmangë asnjë urdhni tand, e ti nuk më ke dhanë as një edh, që të dëfrehem me miqtë e mi.
30Por, kur erdhi yt bir, që hangri me lavire pasauninë tande, ti i there viçin e majmë”.
31Ai, atëherë, i tha: “Bir, ti je përherë me mue e gjithçka që që më përket mue asht e jotja.
32Por duhet me u dëfrye e me gëzue, se ky vëllai yt kishte vdekë e u ba i gjallë, kishte humbë e u gjet”».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.