1Mbas këtyne, Zoti veçoi shtatëdhjetë e dy të tjerë dhe i nisi dy nga dy para vetes në çdo qytet e vend, ku ku kishte me shkue vetë.
2U tha: «Të korrat janë të shumta, por, punëtorët, të paktë. Lutjuni Zotit të të korrave të nxjerrë punëtorë në të korrat e veta.
3Shkoni! Ja, po ju dërgoj si qengjat mes ujqve.
4Mos mbani kuletë, as strajcë, as sandale mos u falni rrugës me askand .
5Në cilëndo shtëpi të hyni, fillimisht thoni: “Paqe kësaj shtëpie!”.
6Po të jetë aty ndonjë bir i paqes, paqja juej do të pushojë mbi të; nëse jo, do të kthehet te ju.
7Rrini në atë shtëpi dhe hani e pini çka të vijë prej tyne, se punëtorit i takon shpërblimi i vet. Mos u sillni shtëpi më shtëpi.
8Në çdo qytet ku të hyni e t'ju presin, hani çka t'ju shtrojnë,
9shëroni të sëmundët që gjenden aty e thoniu: “Pranë jush asht mbretnia e Hyut”.
10Por, nëse hyni në një qytet e nuk ju presin, dilni nëpër sheshet e tij e thoni:
11“Edhe pluhnin, që na asht ngjitë kambëve nga qyteti juej, po jua shkundim. Veç dijeni se mbretnia e Hyut asht afrue”.
12Po ju them se sodomasve, atë ditë, do t'i duket ma e kollajshme se atij qyteti».
Mjerë qytetet e papendueme13«Vaj për ty, Korazin! Vaj për ty, Betsaidë! Po të kishin ndodhë në Tir e Sidon veprat e fuqishme, që ndodhën ndër ju, kaherë do të ishin pendue, tue u veshë me thes e tue ndejtë në hi.
14Kështuqë Tiri e Sidoni do ta kenë ma kollaj se ju në gjyq.
15Po ti, Kafarnaum, a thue deri në qiell do të naltohesh? Deri në skëterrë do të zhytesh.
16Kush ju ndigjon ju, më ndigjon mue. Kush ju dëbon ju, më dëbon mue. Kush më dëbon mue, dëbon atë që më ka dërgue mue».
Kthimi i të shtatëdhjetedyve17Të shtatëdhjetë e dy nxanësit u kthyen me gëzim e i thanë: «Zot, edhe dreqnit na nenshtrohen në emnin tënd!».
18Por ai u tha: «E pashë Satanin, tue ra si rrufe prej qiellit.
19Ja, ju kam dhanë pushtet me shkelë mbi gjarpnij e akrepa dhe mbi tanë fuqinë e armikut. Asgja nuk do t'ju bajë dam
20Megjithatë, mos u gëzoni që ju nenshtrohen shpirtnat, por gëzohuni që emnat tuej janë të shkruem në qiell».
Gëzimi i Jezuit21Në atë çast Jezui u ngazëllye në Shpirtin e shenjtë e tha: «Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua mëshehe këto dijetarëve e të mençunve dhe ua zbulove të thjeshtëve. Po, o Atë, se kështu ndodhi me qenë e pëlqyeshme para teje.
22Gjithçka më asht dorëzue nga Ati im. Askush nuk e din kush asht Biri, përveç Atit, dhe askush nuk e din kush asht Ati, përveç Birit, dhe atij të cilit Biri don me ia zbulue».
23Jezusi u kthye kah nxanësit, veçmas, e u tha: «Lum sytë që shohin çka shihni ju!
24Se, po jua them, shumë profetë e mbretër kanë dëshirue me pa çka shihni ju, e nuk panë, dhe me ndigjue çka ndigjoni ju, e nuk ndigjuen».
Samaritani25Dhe, ja, një njohës i ligjit u çue për me e vue në provë e i tha: «Mësues, çka duhet të baj për me trashëgue jetën e pasosun?».
26Ai i tha: «Në ligj, çka asht e shkrueme? Si e lexon ti?».
27Ai iu përgjigj: «Dueje Zotin, Hyun tand, me gjithë zemrën tande, me tanë shpirtin tand, me tanë forcën tande e me tanë mendjen tande dhe dueje të afërmin tand si veten».
28Ai i tha: «Drejt u përgjigje. Ban këtë e ke me jetue».
29Por ai, tue dashtë me pasë të drejtë vetë, i tha Jezusit: «Kush asht i afërmi im?».
30Jezusi ia ktheu: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi në Jeriho dhe hasi në do cuba, të cilët e zhveshën, e rrahën dhe ikën, tue e lanë gjysmë të vdekun.
31Rastësisht një prift po zbriste nëpër atë rruge dhe, si e pa, kaloi në anën tjetër.
32Njësoj edhe një levit, kur mbërriti në vend dhe e pa, kaloi në anën tjetër.
33Por, një udhëtar samaritan iu afrue. Kur e pa, u përmallue,
34iu avit e ia lidhi plagët, tue ia njomë me voj e venë. Mbasi e vuni mbi kafshën e vet, e çoi në një bujtinë dhe u kujdesue për të.
35Të nesërmen nxori e i dha dy denarë bujtinarit e i tha: “Kujdesohu për të dhe, çka të shpenzosh ma shumë, ka me të shpërblye kur të kthehem”.
36Cili prej këtyne të treve, mendon se u ba i afërmi i atij që hasi në cuba?».
37Ai tha: «Ai që veproi me të me mëshirë». Atëherë Jezusi i tha: «Shko e ban edhe ti njësoj!».
Marta dhe Maria38Kur ata ishin tue ecë, ai hyni në një fshat. Një grue me emnin Martë e mikpriti.
39Ajo kishte një motër, që quhej Mari e rrinter ndejun te kambët e Zotit tue ndigjue fjalën e tij.
40Marta ishte e hallakatun, për shkak të shërbimit të shumtë. Ajo u afrue e tha: «Zot, a nuk të bezdis që motra ime më ka lanë vetëm me shërbye? Thueji, pra, të më ndihmojë!».
41Por Zoti iu përgjigj: «Martë, Martë, ti ngushtohesh e trazohesh për shumë gjana,
42por vetëm një nevojitet. Maria zgjodhi pjesën e mirë që nuk do t'i hiqet».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.