Marku 12 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Vreshtarët vrastarë

1Atërherë filloi me u folë me shëmbëlltyra: «Nji njeri mbolli nji vneshtë, i vuni gardhun përreth, hapi gropën e torkut, ngriti nji kullë, ua la bujqve e u nis për rrugë.

2Kur erdhi stina, dërgoi nji shërbëtor te bujqit për me marrë prej bujqve frytet e vneshtit.

3Ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen zbraztë.

4Ai dërgoi prapë nji shërbëtor tjetër. Edhe këtij ra ranë kresë dhe e poshtnuen.

5Dërgoi edhe nji tjetër. Edhe këtë e vranë. Edhe shumë të tjerë, por disa i rrahën e disa i vranë.

6Pati edhe vetëm nji, birin e dashtun. Atë ua dërgoi në fund, tue thanë: "Do të jenë të sjellshëm me tim bir".

7Por vreshtarët i thanë njani-tjetrit: "Ky asht trashëgimtari. Ejani, ta vrasim e trashëgimia do të jetë e jona".

8Atëherë e kapën, e vranë dhe e qitën jashtë vneshtit.

9Çka do të bajë i zoti i vneshtit? Ai do të vijë, do t'i rrënojë bujqit dhe vneshtin do t'ua japë të tjerëve.

10A nuk e keni lexue këtë shkrim:

"Guri që e përbuzën ndërtuesit

u ba guri i qoshes;

11Këtë e bani Zoti

e ash e mrekullueshme për sytë tanë"?».

12Ata orvateshin me e kapë, por kishin frikë turmën. E dinin se e kishte thanë shëmbëlltyrën kundër tyne, por e lanë me u largue.

Taksa e Cezarit

13I çuen disa prej farisejve e prej herodianëve, për me e zanë në fjalë:

14Vijnë e i thonë: «Mësues, e dimë se je i sinqertë e nuk ndikohesh prej askujt, nuk i sheh njerëzit nga dukja, por mëson udhën e Hyut me vërtetësi. A asht lejohet me ia dhanë tagrin Cezarit apo jo? T'ia japim apo të mos ia japim?»

15Por, tue jua njohë shtirjen, u tha: «Pse po më sprovoni? Më sillni nji dinar, që ta shoh!».

16Ata ia sollën e ai u tha: «E kujt asht kjo shëmbëllesë e ky mbishkrim?» I tanë: «E Cezarit».

17Atëherë Jezusi u tha: «Cezarit jepni çka asht e Cezarit e Hyut çka asht e Hyut!». E mbetën tejet të mahnitun prej tij.

Për ringjalljen

18Vijnë tek ai disa saducej, që thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyesnin:

19«Mësues, Moisiu shkroi për ne: "Nëse dikujt i vdes vëllai dhe len gruen, por nuk len fëmijë, gruen ta marrë vëllai i vet e t'i ngjallë farën vëllait.

20Na ishin shtatë vëllazën. I pari u martue e vdiq pa lanë farë.

21Atëherë e mori i dyti e vdiq pa lanë farë mbas vetes. Edhe i treti njisoj.

22Të shtatët nuk lanë farë. Në fund vdiq edhe grueja.

23Në ringjallje, kur të ringjallen, kryeja e cilit prej tyne do të jetë, se të shtatë e patën për grue?».

24Jezusi u tha: «A nuk gaboheni për shkak se nuk njihni as shkrimet e as fuqinë e Hyut?

25Se kur të ringjallen prej të vdekunve, as do të martojnë as do të martohen, por do të jenë si engjëjt në qiell.

26E për të vdekunit, që çohen, a nuk e keni lexue në librin e Moisiut, te kaçubja, si i flet Hyu tue i thanë: "Unë jam Hyu i Abrahamit, Hyu i Isakut e Hyu i Jakobit"?

27Ai nuk asht Hyu i të vdekunve, por i të gjallëve. E keni shumë gabim.»

Urdhnimi kryesor

28Nji nga shkruesit, mbasi i ndigjoi tue u rragatë, tue pa se u ishte përgjigjë bukur, e pyeti: «Cili urdhnim asht i pari ndër të gjithë?»

29Jezusi iu përgjigj: «I parë asht: "Dëgjo, Izrael: Zoti asht Hyu juej. Zoti asht nji.

30E dueje Zotin, Hyun tand, me tanë zemrën tande, me tanë shpirtin tand, me tanë mendjen tande e me tanë forcën tande".

31I dyti asht ky: "Dueje të afërmin tand si veten". Nuk ka tjetër urdhnim ma të madh se këta».

32Atëherë shkruesi i tha: «Bukur, mësues! The të vërtetën: "Ai asht nji e nuk ka tjetër veç tij"

33dhe "me e dashtë me tanë zemrën e me tanë mençuninë e me tanë forcën" e "me dashtë të afërmin si veten" qëndron përmbi të gjitha shkrumboret e flitë».

34Tue pa se ishte përgjigjë urtisht, Jezusi i tha: «Nuk je larg mbretnisë së Hyut».

Biri i Davidit

35Tue dhanë mësime në tempull, Jezusi vijoi: «Si thonë shkruesit se Krishti asht biri i Davidit?

36Falë shpirtit të shenjtë Davidi vetë tha:

I tha Zoti Zotit tim

ulu në të djathtën time

derisa t'i vej armiqtë e tu

nën kambët tueja.

37Kavidi vetë e quen Zot, prandaj si qenka biri i tij?». E nji turmë e madhe e ndigjonte me andje.

Rreziku i shtirjes

38Tue i mësue, u thoshte: «Ruhuni prej shkruesve, të cilëve ua ka anda shëtitjet me petka të gjata e përshëndetjet nëpër sheshe,

39vendet e para nëpër sinagoga e ndenjëset e para nëpër gosti.

40Ua zhvasin shtëpitë vejushave e gjoja luten gjatë, por do të marrin nji ndëshkim ma të madh».

Lëmosha e vejushës

41Mbasi u ul kundruell arkës së lëmoshëve, po shihte si turma hidhte pare në arkën e lëmoshëve. E shumë të pasun hidhnin shumë.

42Atëherë erdhi nji vejushë e varfën e hodhi dy monedha, domethanë nji kacidhe.

43Ai i thirri nxanësit e u tha: «Përnjimend po ju them se ajo vejushë e varfën hodhi ma shumë se të gjithë ata që hedhin në arkën e lëmoshëve,

44se të gjithë hodhën prej tepricave të veta, por ajo, prej skamjes së vet, hodhi gjithçka pati, tanë jetën e vet».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help