Marku 15 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Jeyusi para Pilatit

1Fill sa agoi, kryepriftënt me pleqtë, shkrojësit e mbarë këshillin, mbasi prunë vendimin e përbashkët, e lidhën Jezusin, e përzunë dhe ia dorëzuen Pilatit.

2Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judejve?». Ai iu përgjigj e tha: «Ti po thue».

3Kryepriftënt i banë padi të shumta.

4Pilati e pyeti prap e i tha: «Nuk po përgjigjesh fare? Shih sa po të paditin!».

5Por Jezusi nuk dha asnjë përgjigje, saqë Pilati habitet.

Dënimi me kryaëzim

6Për çdo festë u lironte një të burgosun, atë për të cilin i banin kërkesë.

7I quejtuni Barabë ishte i burgosun me kryengritësit, që kishin krye vrasje në kryengritje.

8Turma u çue e filloi me i kërkue t'u kryente doken.

9Por ai iu përgjigj, tue thanë: «A doni t'jua zgjidh mbretin e Judejve?».

10Ai e dinte se kryepriftënt ia kishin dorëzue prej smirës.

11Por kryepriftënt e gërgitnin turmën që, përkundër, t'u lironte Barabën.

12Pilati u përgjigj rishtas e u tha: «Çka dëshironi të baj me atë që queni mbretin e judejve?».

13Ata bërtitën prap: «Kryqëzoje!».

14Por Pilati u tha: «Çfarë të keqeje bani?». Mirëpo ata bërtitën edhe ma shumë: «Kryqëzoje!».

15Atëherë pilati, i vendosun me kënaqë turmën, u liroi Barabën dhe dorëzoi Jezusin, që ta kryqëzonin mbasi të fshikullohej.

Qesëndisja e ushtarëve

16Ushtarët e sollën në treme, domethanë të pretorium. Mbledhin mbarë trupën,

17e veshin me purpur dhe i vejnë rreth një kunorë të thurun me ferra.

18Mandej filluen me e përshëndetë: «Tjeta, mbreti i judejve!».

19Dhe i binin kresë me kallam, e pështynin e, tue ra ndër gjuj, përkuleshin para tij.

20Mbasi e qesëndisën, ia hoqën purpurën dhe i veshën petkat e veta. Mandej e nxorën përjashta, për ta kryqëzue.

Kryqëzimi

21Detyruen një kalimtar, një farë Simon Kireneu, që po vinte nga ara, të atin e Aleksandrit e të Rufit, me bartë kryqin e tij

22dhe çuen në vendin Golgotë, që i përkthyem don me thanë Vendi i Rrashtës.

23I dhanë venë të mirrosun, por ai nuk e mori.

24Atëherë e kryqëzuen

e i ndanë petkat e tij

tue qitë short mbi ta

çka të merrte kush.

25Ishte ora e tretë, kur e kryqëzuen.

26Në mbishkrimin për padinë e tij ishte shkrue: «Mbreti i Judejve».

27-28Me të kryqëzuen edhe dy kusarë, njënin në të djathtën e tjetrin në të majtën e tij.

29Kalimtarët e shanin, tue tundë kryet e tue thanë: «Heu, ai që shkatërron tempullin dhe e ndërton për tri ditë!

30Shpëto veten! Zbrit prej kryqit!».

31Njësoj edhe kryepriftënt, tue ba hoka me njëni-tjetrin, bashkë me shkojësit, thoshin: «Të tjerët i shpëtoi e veten nuk mendet me e shpëtue.

32Krishti, mbreti i Izraelit, të zbresë tash prej kryqit, që të shohim e të besojmë». Edhe ata që ishin kryqëzue me të e tallnin.

Vdekja e Jezusit

33Ku erdhi ora e gjashtë, u ba terr mbi mbarë dheun, deri në orën nantë.

34E në orën e nantë Jezusi bërtiti me za të naltë: «Eloi, Eloi, lëma sabakthani?», që e përkthyeme don me thanë: «Hyu im, Hyu im, pse më braktise?».

35Disa pre të pranishmëve, mbasi e ndëgjuen, thoshin: «Shiko, po i bëzan Elisë!».

36Dikush u turr e njomi një sfungjer në uthull, e lidhi në një kallam dhe ia koi tue thanë: «Ndaluni! Të shohim a po vjen Elia me e zbritë».

37Atëherë Jezusi lëshoi një klithmë të madhe e dha shpirt.

38Perdja e tempullit u shqye dysh prej majës deri në fund.

39Kur centurioni, që ishte i pranishëm, kundruell tij, e pa si dha shpirt, tha: «Vërtet ky njeri ishte Biri i Hyut!».

40Ishin edhe disa gra, që po kundronin nga larg. Ndër to ishin Mari Magdalena, Maria, nana e Jakobit të vogël dhe e Jozetit, dhe Saloma,

41ato që kishin shkue mbas tij kur kishte qenë në Galile, si edhe shumë të tjera që ishin ngjitë me të në Jerusalem.

Varrimi i Jezusit

42Kur u ba tashma natë, meqë ishte e premte, domethanë para të shtunës,

43erdhi Jozefi nga Arimatea, një anëtar i shquem i këshillit, që edhe ai pritte mbretninë e Hyut, shkoi trimnisht te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

44Por Pilati u habit që kishte vdekë tashma dhe, mbasi thirri centurionin, e pyeti a kishte vdekë kaherë.

45Kur mori njoftimin prej centurionit, ia dha kufomën Jozefit.

46Ai bleu një pëlhurë, e zbriti, e mbështolli me pëlhurë dhe e vuni në një varr, që ishte hapë prej shkambit. Mandej rrokullisi një gur mbi grykën e varrit.

47Maria Magdalena e Maria e Jozetit po kundronin ku e kishin vue.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help