1Nodhi që një ditë, në tempull, kur po mësonte popullin e po shpallte ungjillin, u aviten kryepriftënt, shkrojsat dhe pleqtë
2e i thanë: «Na thuej, me ç'pushtet i bën këto? Ose kush asht ai që ta ka dhanë këtë pushtet?».
3Ai u përgjigj: «Edhe unë do t'ju pyes për një çeshtje e ju më thoni:
4pagëzimi i Gjonit, a ishte prej qiellit apo prej njerëzve?».
5Prandaj ata arsyetuen ndër vedi: «Po të themi “prej qiellit”, ka me thanë: “Pse nuk i besuet atij?”.
6Mirëpo, po të themi “prej njerëzve”, tanë populli do të na vrasë me gurë, se asht i mbushamendun se Gjoni asht profet».
7Atòherë u përgjigjën: «Nuk e dimë prej kah».
8Dhe Jezusi u tha: «As unë nuk ju them me cilin pushtet i baj këto».
Vneshti dhe bujqit9Mandej nisi me i tregue popullit këtë shëmbëlltyrë: «Një njeri mbolli një vnesht, ua dha me qira disa bijqve dhe u largue për një kohë të gjatë.
10Në kohën e duhun, u çoi bujqve një shërbëtor, që t'i jepnin pjesën e tij nga prodhimi i vneshtit. Mirëpo bujqit e rrahën dhe e nisën duerzbrazë.
11Atëherë shtoi një shërbëtor tjetër. Edhe atë e rrahën, e poshtnuen dhe e nisën duerzbrazë.
12Shtoi edhe një të tretë, por edhe këtë e plagosën dhe e dëbuen.
13Atëherë i zoti i vneshtit tha: “Çka do të baj? Do të çoj tim bir, të dashtunin. Këtë do ta mirëpresin patjetër”.
14Por, kur bujqit e panë, i thanë njeni-tjetrit: “Ky asht trashëgimtari. Ta vrasim, që të na takojë neve trashëgimia”.
15E dëbuen nga vneshti dhe e vranë.
Çka do t'u bajë atyne i zoti i vneshtit?
16Do të vijë, do t'i vrasë këts bujq e vneshtin do t'ua japë të tjerëve». Kur e dëgjuan, thanë: «Larg kjoftë!».
17Por ai i kqyri e tha: «Çka don me thanë, atëherë, Shkrim:
guri që e zhvlerësuen ndërtuesit,
ai u ba guri i qoshes?
18Kushdo që rrëzohet mbi atë gur, do të shkërmoqet. Nëse i bjen sipër ndokujt, do ta shtypë».
19Shkrojsat dhe kryepriftënt u orvatën me vue dorë në të menjëherë, se i druheshin popullit, tue e ditë se këtë shëmbëltyrë e kishte thanë për ta.
Taksa e Cezarit20Atëherë e mbikëqyrnin dhe i vunë hjeksa, të cilët shtireshin si të drejtë, për me e zanë në fjalë, me qëllimin që me e dorëzue te kryesia dhe te pushteti i qeveritarit.
21Ata e pyetën: «Mësues, e dimë se flet drejt e mëson pa iu druejt kujt, porse me vërtetësi mëson udhën e Hyut.
22A na lejohet me ia dhanë tatimin Cezarit apo jo?».
23Por ai e kuptoi dredhinëne tyre dhe u tha:
24«Më tregoni një monedhë. Pamjen dhe mbishkrimin e kujt ka?». Ata i thanë: «Të Cezarit».
25Ai u tha: «Prandaj, jepni Cezarit çka i takon e Cezarit dhe Hyut çka i takon Hyut».
26E nuk mundën me e zanë në fjalë para popullit por, të mhnitun prej përgjigjes së tij, heshtën.
Çeshtja e ngjalljes27Atëherë erdhën disa saducej, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën:
28«Mësues, Moisiu shkroi për ne: nëse dikujt i vdes vëllai, i cili kishte pasë grue, e kishte mbetë pa fëmijë, vëllai t'i marrë gruen e t'i përtërijë farën të vëllait.
29Na ishin shtatë vëllazën. I pari mori grue e vdiq pa fëmijë.
30Edhe dyti
31e i treti e morën për grue, sikurse të shtatë, të cilët vdiqën pa lanë fëmijë.
32Mandej vdiq edhe grueja.
33Atëherë, grueja, në ringjallje, grueja e kujt do të jetë, se të shtatë e patën për grue?».
34Jezusi u tha: «Në këtë shekull martohen burrat e gratë,
35por burrat e gratë që janë të denjë me përjetue atë shekull dhe ringjalljen prej të vdekunve, nuk martohen.
36E as nuk mund të vdesin ma, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Hyut, tue kenë se janë bijtë e ringjalljes.
37Që të vdekunit zgjohen e ka zbulue edhe Moisiu te shkurrja, kur e quen Zotin: Hyun e Abrahamit, Hyun e Isakut e Hyun e Jakobit.
38Hyu, pra, nuk asht i të vdekunve, por i të gjallëve, se të gjithë jetojnë prej tij».
39Atëherë disa nga shkrojsat i thanë: «Mësues, bukur e the».
40Dhe nuk guxonin me e pyet ma për kurrgja.
Biri i Davidit41Atëherë u tha: «Si thonë se Krishti asht Biri i Davidit?
42Vetë Davidi thotë në librin e Psalmeve:
i tha Zoti, Zotit tim:
ulu në të djathtën time,
43 derisa t'i vej armiqtë e tu
si shtrojë e kambëve të tua.
44Davidi, pra, e quen Zotin e vet e si mund të jetë biri i tij?».
Qortimi për shkrojsat45Kur mbarë populli po ndigjonte, u tha nxanësve të vet:
46«Kujdes nga shkrojsat, të cilët dëshirojnë me shëtitë me petka të gjata e u kanden përshëndetjet nëpër sheshe, vendet e para nëpër sinagoga dhe kryet e vendit nëpër festa.
47Ata i përlajnë shtëpitë e vejushave e mshehen mbrapa lutjeve të gjata. Kështu do të marrin një dënim ma të randë».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.