1Kur dolën nga tempulli, nji prej nxanësve i tha: «Mësues, këqyr çfarë gurësh e çfarë ngrehinash».
2Por Jezusi i tha: «A i shikon këto ngrehina të mëdha? Nuk do të ngelë këtu gur mbi gur pa u shembë».
Si vjen fundi3Kur po rrinte ulun në Malin e Ullinjve kundruell tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni e Andrea e pyetën veç:
4«Na thuej, kur do të ndodhin këto e cila asht shenja se të tana këto kanë me u krye?».
5E Jezusi nisi tue u thanë: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush.
6Shumë kanë me ardhë në emnin tim tue thanë: "Jam unë". E kanë me mashtrue shumë vetë.
7Kur të ndigjoni luftnat e lajmet e luftnave, mos u dridhni. Duhet të ndodhin, por nuk asht ende fundi.
8Do të ngrihen nji komb kundër nji kombi e nji mbretni kundër nji mbretnie, do të ketë tërmete gjithandej e do të ketë zi buke. Këto janë fillimi i dhembjeve.
9Ruhuni! Do t'ju dorëzojnë nëpër gjykatore, do t'ju frushkullojnë nëpër sinagoga e do të dilni para prijësve e mbretënve për shkakun tim, si dëshmi për ta.
10Por, ma parë, duhet që lajmi i mirë t'u kumtohet të gjitha kombeve.
11Kur t'ju rrëmbejnë e t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni para kohe çka me thanë, por, çkado t'ju jepet në atë kohë, atë thoni. Nuk jeni ju ata që flitni, por Shpirti i Shenjtë.
12Vëllai do të dorëzojë për vdekje vëllanë e ati birin. Edhe fëmijët do të ngrihen kundër prindve e do t'i dënojnë me vdekje.
13Do të urreheni prej të gjithëve për shkak të emnit tim, por kush të ketë qëndrue deri në fund, ai do të shpëtojë».
Ngushtica e madhe14«Kur të shihni rrënimin e krupshëm tue zanë vend ku nuk duhet, ta kuptojë lexuesi, atëherë ata që gjenden në Jude do të arratisen nëpër male.
15Kush të jetë përmbi pullaz, të mos zbresë e të mos hyjë me marrë ndonji gja prej shtëpisë.
16Kush asht në arë, të mos kthehet mbrapa me marrë gunën.
17Mjerë shtatzanat e ato që japin gji ato ditë!
18Lutuni të mos ndodhë në dimën.
19Ato ditë do të ketë nji pikëllim të tillë, që nuk ka ndodhë asisoji qysh prej fillimit të krijimit, që e krijoi Hyu, deri më sot e nuk ka me ndodhë ma.
20Po të mos i kishte shkurtue Zoti ditët, nuk do të shpëtonte asnjë vdekatar. Por ai i shkurtoi ditët për të zgjedhunit, që vetë i zgjodhgi.
21E atëherë, po t'ju thotë ndokush: "Shih, Krishti asht këtu!", "Shih, asht atje!", mos besoni.
22Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja e mrekulli për me i mashtrue, mundësisht, të zgjedhunit.
23Por ruhuni. Të gjitha jua parakallëzova».
Ardhja e Birit të njeriut24«Megjithatë, ato ditë, mbas asaj ngushtice,
dielli do të terratiset
e hana nuk do ta dhurojë përhitjen e vet,
25yjet do të këputen prej qiellit
e fuqitë që gjenden në qiell do të tranden.
26Atëherë do ta shohin Birin e njeriut tue ardhë ndër re, me fuqi të madhe e lavdi.
27Ai do të dërgojë engjëjt e do t'i bashkojë të uzgjedhunit e vet prej të katra ernave, prej skajit të dheut deri te skaji i qiellit».
Shëmbëlltyra e fikut28«Mësojeni shëmbëlltyrën nga fiku. Kur t'i jetë njomë tashma dega e të qesë gjethet, e dini se vera asht afër.
29Njësoj edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, dijeni se ai asht afër, te dera.
30Përnjëmend po ju them se nuk do të ketë kalue kjo brezni para se të ndodhin të gjitha këto.
31Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Nevoja për syçelje32«Për atë ditë e atë orë nuk din gja askush, as engjëjt në qiell, as Biri, veçse Ati.
33Hapni sytë e mos flini, se nuk e dini kur asht koha.
34Asht porsi njeriu në rrugëtim, mbasi e ka lanë shtëpinë e ua ka dhanë shërbëtorëve të vet pushtetin, secilit punën e vet, dhe ka urdhnue dertarin me ndenjtë zgjuet.
35Prandaj rrini zgjuet, se nuk e dini kur vjen i zoti i shtëpisë, në mbramje, në mesnatë, kur të këndojë gjeli, apo në ag.
36Se mos vjen papritun e ju gjen tue fjetë.
37Çka po ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuet!».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.