Mateu 3 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Kumti i Gjon Pagëzuesit

1Në ato ditë u shfaq Gjon Pagëzuesi tue predikue në shkretinën e Judesë.

2Thoshte: «Ndërroni mendje, se asht afrue mbretnia e qiejve!».

3Ky asht ai për të cilin asht folë me anë të Isaisë profet:

Një za buçet në shkretinë:

gatitni udhën e Zotit,

drejtoni shtijet e tij.

4Ky asht ai Gjoni, që petkun e kishte prej leshit të devesë, me një brez lëkure rreth ijëve. Për ushqim kishte karkaleca e mjaltë të egër.

5Asokohe dilnin tek ai Jerusalemi, tanë Judeja e mbarë rrethina e Jordanit

6dhe pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan, tue rrëfye mëkatet e veta.

7Tue pa se shumë farisej e saducej vinin për pagëzimin e tij, u tha: «Pjellë neperkash! Kush ju vuni në dijeni, me i ikë zemërimit që po vjen?

8Prandaj, qitni frytin e denjë të pendimit

9e mos t'ju shkojë mendja me thanë me vedi: "Kemi për atë Abrahamin". Unë po ju them: Hyu mundet me i qitë fëmijë Abrahamit prej këtyne gurëve.

10Qysh tash u asht vue sëpata rranjëve të pemëve. Secila pemë që nuk jep fryt të bukur, pritet e hidhet në zjarr.

11Veçse, unë po ju pagëzoj me ujë, për pendimin, por ai që vjen mbas meje ash ma i fortë se unë e unë nuk jam i denjë as me i heqë sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë e me zjarrm.

12Ai e ka në dorë terploten e do ta dlirë lamin e vet. Do ta mbledhë grunin e vet në ahër e bykun do ta djegë në zjarrin e pashueshëm».

Pagëzimi i Jezusit

13Atëherë mbërriti Jezusi nga Galilea në Jordan, te Gjoni, për me u pagëzue prej tij.

14Por Gjoni e ndali e i tha: «Unë kam nevojë me u pagëzue prej teje, e ti po vjen te unë?».

15Jezusi iu përgjigj: «Prano tash, se ne na takon me plotësue çdo drejtësi». Atëherë ai e pranoi.

16Mbasi u pagëzue, Jezusi doli menjëherë prej ujit. E, ja, iu hapën qiejt e ai pa Shpirtin e Hyut tue zbritë porsi pëllumb e tue ardhë mbi të.

17Dhe, ja, një za prej qielli thoshte: «Ky asht im bir, i dashtuni, ai që më pëlqen».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help