1Shkuen përtej detit, në krahinën e gerasejve.
2Kur zbriti nga varka, menjiherë i doli para prej vorreve nji njeri me nji shpirt të papastër,
3që e kishte banesën ndër vorre e askush nuk mundte me e lidhë ma as me vargoj,
4se kishte qenë lidhë shumë herë me vargoj e pranga, por kishte këputë prangat e kishte coptue vargojtë dhe askush nuk kishte fuqi me e shtrue.
5Gjithnji, natë e ditë rrintë ndër vorre e ndër male, tue vikatë e tue gërvishtë veten me gurë.
6Kur e pa Jezusin prej larg, rendi e iu nënshtrue
7dhe, tue bërtitë me za të naltë, i thotë: «Çka ke me mue, o Jezus, biri i Hyut të tejnaltë? Pash Hyun mos më mundo!».
8Se ai i thoshte: «Dil, o shpirt i papastër, prej njeriut!».
9Dhe e pyeti: «Si e ke emnin?» Iu përgjigj: «Legjion ash emni im, se jemi shumë»
10Mandej iu lut fort që të mos i dëbonte jashtë krahinës.
11Aty, anë malit, ishte nji tufë e mathe derrash tue kullotë,
12prandaj iu lutën tue i thanë: «Na nis te derrat, që të hyjmë mbrenda tyne».
13Dhe ai i lejoi. Shpirtënt e papastër dolën e hynë te derrat. Tufa, që ishte rreth dymijë, u plandos në det tëposhtë shpatit e u mbyt në det.
14Kullotësit ikën dhe njoftuen qytetin e katundet dhe ata erdhën me pa çka ishte ndodhia.
15Mbërritën te Jezusi e panë të djallosunin të veshun e të urtuem, atë që kishte pasë legjionin, prandaj u tutën.
16Ata që kishin pa çka ndodhinë me të djallosunin e me derrat ua treguen të tjerëve.
17Atëherë filluen me iu lutë Jezusit me u largue prej trojeve të tyne.
18Kur po hipnin në varkë, i djallosuni iu lut me ndejtë me të
19Ai nuk e lejoi, por i tha: «Shko në shtëpi te të tutë dhe kumtoju çka të ka ba Zoti, që të mëshiroi».
20Ai shkoi e filloi me kumtue nëpër Dekapojë çka i kishte ba Jezusi. Të gjithë u mahnitën.
Ngjallja e nji vajze dhe shërimi i nji grueje21Kur Jezusi kaloi prapë me varkë në bregun tjetër, rreth tij u mblodh nji turmë e madhe e ai ndenji buzë detit.
22Atëherë vjen nji prej krenëve të sinagogës me emnin Jair dhe, me ta pa, i hidhet te kambët
23dhe i përgjërohet tue i thanë: «Vogëlushes sime po i vjen fundi. Eja e veni duert, që të shërohet e të jetojë».
24Ai shkoi me të. E ndoqi edhe nji turmë e madhe, ngjeshun me të.
25Nji grue kishte dymbëdhjetë vjet me humbje gjaku.
26Kishte vuejtë fort prej shumë mjekëve dhe kishte pague të tanë pasuninë pa kurrfarë dobie, por, për ma tepër, kishte shkue tue u përkeqësue.
27Mbasi kishte ndigjue për Jezusin, kishte shkue nëpër turmë. Ajo i preku petkun prej mbrapa,
28se thoshte: «Po t'i cek veçse petkat, do të shërohem».
29Gjakderdhja iu ndal fill dhe e ndjeu në trup se ishte shërue prej lëngatës.
30Jezusi menjiherë, sapo e kuptoi se nji fuqi kishte dalë prej tij, u kthye kah turma e tha: «Kush m'i ceku petkat?».
31Nxanësit e vet i thanë: «Ti po e sheh turmën ngjeshë me ty dhe pyet: kush më preku?».
32Ai kqyri rrotull për me e pa atë që e kishte ba këtë veprim.
33Por grueja, tue u tutë e tue u dridhë, tue e ditë çka i kishte ndodhë, erdhi, ra përmbys para tij e i tha tanë të vërtetën.
34Ai i tha: «Bijë, feja jote të shëroi. Shko në paqe e rri shëndosh pa lëngatën tande».
35Kur ende ishte tue folë, erdhën njerëzit e kreut të sinagogës e i thanë: «Vajza të vdiq. Pse po e mundon ma mësuesin?».
36Por Jezusi, tue mos ia vu veshin fjalës së folun, i tha kreut të sinagogës: «Mos ki frikë, vetëm beso!».
37Nuk lejoi askënd me vete, me vijue bashkë, veçse Pjetrin, Jakobin e Gjoni, vëllain e Jakobit.
38Me të mbërritë në shtëpinë e kreut të sinagogës, ai vëren rrëmujë, vajtojës e gjamtarë të shumtë.
39Mbasi hyn, u thotë: «Pse bani rrëmujë e vajtoni? Fëmija nuk vdiq, por po flen».
40Dhe e përqeshën. Por ai, mbasi i nxori të gjithë, mori të atin e fëmijës, nanën e ata që kishte me vete dhe hyni ku ioshte fëmia.
41Mbasi kapi dorën e fëmijës, i tha: «Talitha kum!», që e përkthyeme don me thanë: «Vogëlushe, ty po të then: çohu!».
42Vogëlushja u ngrit menjiherë dhe po ecte. Ishte dymbëdhjetë vjeçe. Atëherë u çoroditën shumë.
...
43Ai i urdhnoi fort që askush të mos e merrte vesh këtë dhe u tha t'i jepnin me hangër.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.