1Fill ma vonë u soll nëpër qytete e fshatna, tue predikue e tue kumtue ungjillin e mbretnisë së Hyut. Me të ishin të dymbëdhjetët
2edhe disa gra që ishin shërue nga shpirtnat e këqij e nga lëngatat: Maria, e quejtuna Magdalenë, prej së cilës kishin dalë shtatë dreqën,
3Joana, gruaja e Kuzës, mbrështuesit të Herodit, Suzana e shumë të tjera, të cilat u shërbenin me pasunitë e veta.
Shëmbëlltyra e mbjellësit4Kur u mblodh një turmë, me ata që mbërrinin tek ai prej qyteteve, ai u foli me shëmbëlltyra:
5«Një mbjellës doli me mbjellë farën. Tue mbjellë, disa ranë buzë rrugës dhe u shkelën e i hangrën zogjtë e qiellit.
6Disa të tjera ranë në zallinë, mbinë e u thanë, prej mungesës së ujit.
7Disa të tjera ranë mes ferrash. Ferrat u rritën bashkë me to e e i mbytën.
8Disa të tjera ranë në tokë të mirë, mbinë e dhanë fryt njëqindfish». Mbasi tha këto, bëzajti: «Kush ka veshë me ndigjue, të ndigjojë!».
Qëllimi i shëmbëlltyrave9Nxanësit e vet e pyetën cili ishte kuptimi i shëmbëlltyrës.
10Ai u përgjigj: «Juve ju asht dhanë me i njohtë mshehtësitë e mbretnisë së Hyut, por të tjerëve u flas me shëmbëlltyra, që
tue pa,
të mos shohin
dhe, tue ndigjue,
të mos kuptojnë».
Shtjellimi i shëmbëlltyrës11«Shëmbëlltyra asht kjo: fara asht fjala e Hyut.
12Ato buzë rrugës janë ata që e ndigjojnë e mandej vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyne, që të mos shpëtojnë, tue besue.
13Ato përmbi zallinë janë ata që, kur e ndigjojnë fjalën, e pranojnë me gëzim, por nuk kanë rranjë. Besojnë për një farë kohe dhe, në rast sprove, heqin dorë.
14Ajo ndër ferra janë ata që e dëgjojnë, por, për shkak të shqetësimeve, të pasunive e të kënaqësive të jetës, tue ecë, u zihet fryma e nuk pjekin fryt.
15Ajo që ra në tokë të bukur, janë ata që tue e ndigjue fjalën në një zemër të bukur e të mirë, e ruejnë dhe japin fryt me qëndresë».
Drita nën magje16«Askush nuk e ndez një kandil për me e mshehë nën një enë apo për me e vue nën shtrat. Përkundër, e vejnë në dritëmbartëse, që ta shohin dritën ata që hyjnë brenda.
17Nuk ka gja të mshehtë që nuk do të bahet e dukshme e as të mbulueme, që nuk do të njihet e të dalë në pah.
18Shihni, pra ,se si ndigjoni. Kushdop që ka, atij do t'i jepet. Kushdo që nuk ka, do t'i hiqet edhe ajo që mendon se ka».
E ama dhe vëllezërit19Erdhën tek ai nana dhe vëllaznit e tij e nuk munden me u takue me të për shkak të turmës.
20Atëherë e njoftuen: «Nana jote e vëllaznit e tu janë përjashta e duen me të pa».
21Por ai u tha: «Nana ime e vëllaznit e mi janë ata që e ndigjojnë fjalën e Hyut dhe e zbatojnë».
Fashitja e stuhisë22Një ditë Jezui hipi në një lundër me nxanësit e u tha: «Të kalojmë në bregun tjetër të liqenit». Dhe nisën lundrimin.
23Tue lundrue, e zuni gjumi. Mbi liqen u çue një erë e furishme, po hynte uji e ishin në rrezik.
24Ata iu afruen, e zgjuen e i thanë: «Mësues, mësues, po rroposemi». Ai u zgjue, qortoi erën e dallgët e ujit dhe deti u fashit.
25Por atyne u tha: «Ku asht besimi juej?». Të trembun e të mahnitun, ata i thonin njeni-tjetrit: «Kusht asht ky, që urdhnon edhe ernat e ujin dhe ata i binden?!».
Shërimi i një gerasenasi26Mandej lundruen drejt krahinës së gerasenëve, që asht në bregun e përtejmë të liqenit të Galilesë.
27Kur doli në tokë, i doli para dikush nga qyteti, që kishte djajtë e që prej një kohe të gjatë nuk vishte petka e nuk rrinte në shtëpi, por nëpër varre.
28Kur e pa Jezusin, vikati, ra përmbys para tij e tha me za të naltë: «Çka ke me mue, o Jezus, Biri i Hyut të tejnaltë? Të lutem, mos më mundo!»,
29se ai e kishte urdhnue shpirtin e papastër të dilte prej njeriut. Shpirti i papastër e kishte pushtue disa herë, prandaj ishte nën roje, i lidhun kambësh e duersh, por ai i këpuste vargojtë dhe djalli e shtynte nëpër djerrina.
30Atëherë Jezusi e pyeti: «Si e ke emnin?». Ai u përgjigj: «Legjion», se në të kishin hy shumë djaj,
31të cilët i luteshin që ai të mos i urdhnonte me u hedhë në humnerë.
32Aty ishte një tufë e madhe derrash, tue kullotë në mal, prandaj iu lutën t'i lejonte me hy tek ata.
33Djajtë dolën nga njeriu dhe hynë te derrat. Tufa u turr nga rrëpina në liqen e u mbyt.
34Kur vërejtën çka ndodhi, çobanët morën arratinë dhe njoftuen qytetet e fshatnat.
35Njerëzit dolën me pa ndodhinë, erdhën te Jezusi dhe e gjetën njeriun prej të cilit kishin dalë djajtë ndejun te kambët e Jezusit, veshun e me mend, prandaj u tutën.
36Ata që kishin pa si ishte shërue i djallosuni, u treguen.
37Atëherë mbarë moria e krahinës së gerasenëve iu lut të largohej prej tyne, se i kishte kapë një frikë e madhe. Ai hipi në një lundër e u kthye.
38Njeriu prej të cilit kishin dalë djajtë i përgjërohej me ndejtë me të, por ai e nisi e i tha:
39«Kthehu në shtëpinë tande e trego çka bani Hyu për ty». Ai shkoi nëpër mbarë qytetin, tue kumtue çka kishte ba për të Jezusi.
Shërimi i një grueje dhe ngjallja e një vajze40Kur Jezusi ishte tue u kthye, i doli para turma, se të gjithë po e prisnin.
41Dhe, ja, erdhi një njeri me emrin Jair. Ai ishte ishte kryetar i sinagogës. Ra te kamët e Jezusit e i lutej të shkonte në shtëpinë e tij,
42se kishte vetëm një vajzë rreth dymbëdhjetë vjeçe e ishte tue vdekë.
Gjatë udhës turmat i fureshin.
43Në grua që humbte gjak prej dymbëdhjetë vjetësh, megjithëse kishte sosë jetën mbas mjekëve pa mundë me u shërue prej asnjanit,
44iu afrue nga mbrapa, i ceku kindin e zhgunit dhe menjëherë iu ndal humbja e gjakut.
45Atëherë Jezusi tha: «Kush asht tue më prekë?». Meqe të gjithë e mohuen, Pjetri i tha: «Mësues, turmat po të rrethojnë e po të shtyjnë».
46Por Jezusi tha: «Më preku dikush, se hetova fuqinë që doli prej meje».
47Tue pa se nuk ngeli pa u vërejt, grueja erdhi tue u dridhë, i ra ndër këmbë dhe tregoi para gjithë popullit përse e kishte prekuë e si ishte shërue menjëherë.
48Ai i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
49Ndërsa ende po fliste, erdhi dikush prej kryetarit të sinagogës e i tha: «Të vdiq vajza. Mos e mërzit ma mësuesin».
50Por Jezusi, kur e ndigjoi iu përgjigj: «Mos ki frikë, vetëm beso e ajo do të shpëtojë».
51Kur mbërriti te shtëpia, nuk lejoi askand të hynte me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakobit dhe të atit e të amës.
52Të gjithë po e qanin dhe e vajtonin, por ai tha: «Mos qani! Ajo nuk ka vdekë, por po fle».
53Ata e shpotitën, meqë e dinin se kishte vdekë.
54Atëherë Jezusi, mbasi i kapi dorën e thirri, bani za e tha: «Vashëz, çohu!».
55Asaj iu kthye shpirti e u çue menjëherë. Pastaj i urdhnoi t'i jepnin me hangër.
56Prindërit e saj u çuditën, por ai i urdhnoi të mos ia tregonin askujt ngjarjen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.