Marku 8 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Ndamja e bukës me turmën

1Ato ditë, tue qenë se prapë qe nji turmë e madhe, që nuk kishte gja me ngranë, thirri nxanësit e u tha:

2«Jam i mallëngjyem prej kësaj turme, se ka tri ditë që janë tue ndejtë me muetashma e nuk kanë çka me ngranë.

3Po t'i nis të uritun në shtëpi, do t'u bie të fikët udhës. E disa prej tyne kanë ardhë prej larg».

4Nxanësit u përgjigjën: «Qysh mund t'i ushqejë kush këta me bukë këtu në shkretinë?».

5Ai i pyeti: «Sa bukë keni?». Iun përgjigjën: «Shtatë».

6Ai e urdhnoi turmën me u true përtokë. Si mori shtatë bukët, u falënderue, i theu e ua dha nxanësve të vet që t'i shtronin e ata ia shtruen para turmës.

7Kishin edhe do bërcakë. Si i bekoi, tha që të shtroheshin para edhe këto.

8Ata hangrën e u nginë dhe morën copat që tepruen, shtatë shporta.

9Ishin pothuej katërmijë vetë e atëherë i shpërndau.

10Mandej hipi menjiherë në lundër me nxanësit e vet e shkoi në rrethin e Dalmanutës.

Jezusi nuk jep shenjë

11Fasrisejtë erdhën e filluen me u ndeshë me të, tue i lypë nji shenjtë prej qiellit, për me e sprovue.

12Jezusi ofshajti me sa frymë pati e tha: «Pse kjo brezni po kërkon nji shenjë? Përnjimend përnjimend po ju them: asnji shenjë s'ka me iu dhanë kësaj breznie».

13Atëherë i la, hipi prapë në lundër e u nis për matanë.

Harresa e nxanësve

14Nxanësit kishin harrue me marrë bukë e nuk kishin me vete në lundër veçse nji bukë të vetme.

15Ai i qortoi e u tha: «Shikoni! Ruhuni prej tharmit të farisejve e prej tharmit të Herodit!».

16Ata flisnin me njani-tjetrin: «S'ka bukë».

17Ai u vetëdijësue e u tha: «Pse po thoni se s'keni bujkë? Ende nuk kuptoni e as merrni vesh? A e keni zemrën të pandijshme?

18Tue i pasë sytë, nuk shihni e tue i pasë veshët nuk ndigjoni? A nuk kujtoheni?

19Kur theva pesë bukët për pesëmijë vetë, sa shporta plot me copa morët?». I thanë: «Dymbëdhjetë».

20«Po shtatë të tjerat për katërmijë vetë? Sa shporta plot me copa morët?».

I thanë: «Shtatë».

21E ai u tha: «Prapë s'merrni vesh!»

Shërimi i të verbtit

22Mbërrijnë në Betsaidë, i sjellin nji të verbtë dhe i luten me e prekë.

23Ai i kapi dorën të verbtit dhe e nxori jashtë fshatit. I pështyu në sy, i vuni duert dhe e pyeti: «A sheh gja?».

24Ai hapi sytë e tha: «Shoh njerëzit, që më duken si pemë që ecin».

25Mandej Jezusi ia vuni prapë duert mbi sy. Atëherë ai pa mirë. Ishte përtëri e shihte mirëfilli gjithçka.

26Jezusi e nisi në shtëpi e i tha: «As mos hyn aspak në fshat!».

Pjetri pohon besimin

27Jezusi doli bashkë me nxanësit në fshatnat e Cezaresë së Filipit e gjatë udhës e pyeti nxanësit e vet e u tha: «Kush thonë njerëzi se jam unë?».

28I thanë: «Gjon Pagëzuesi, të tjerë Elia, por disa thonë se je nji prej profetëve».

29Atëherë pyeti ata: «Po ju, kush thoni se jam unë?». Pjetri i tha: «Ti je Krishti».

30Atëherë Jezusi e urdhnoi mos me i tregue askujt për të.

Paralajmërimi i pashkëve

31Mandej filloi me i mësue se biri i njeriut duhet me pësue shumë. Do të përjashtohet prej pleqve, prej kryepriftënve e prej shkruesve, do të vritet e do të ringrihet mbas tri ditësh.

32Ai e foli fjalën haptas e Pjetri e mori veç dhe nisi tue e çortue.

...

33Por ai u kthye dhe, tue shikue nxanësit e vet, qortoi Pjetrin e i thotë: «Shko mbas meje, Sata, se nuk ke ndërmend punët e Hyut, por të njerëzve!».

34Atëherë thirri turmën bashkë me nxanësit e u tha: «Nëse dikush dëshiron me ardhë mbas meje, të heqë dorë nga vetja, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë mue.

35Se ai që dëshiron me shpëtue jetën e vet, do ta bjerrë, por ai që e bjerr jetën e vet për shkakun tim e të lajmit të mirë, do ta shpëtojë.

36Ç'dobi i del njeriut me fitue botën mbarë, tue humbë jetën e vet?

37Çka do të vinte njeriu baras me jetën e vet?

38Kush koritet me mue e me fjalët e mia në këtë brezni të pabesë e mëkatnore, me të do të koritet edhe biri i njeriut kur të shkojë në lavdinë e atit të vet me engjëjt e shenjtë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help