1Atëherë çoi sytë dhe vërejti të pasunit, tue hjedhë dhuratat e tyne në arkë.
2Mirëpo vërejti edhe një vejushë të nevojtare, tue hjedhë aty dy monedha të vogla
3e tha: «Me të vërtetë po ju them, kjo vejushë skamnore hodhi ma shumë se të gjithë,
4se ata të gjithë hodhën ndër dhurata prej tepricave të tyne, por ajo, nga skamja e vet, gjithçka që kishte për jetesë e hodhi».
Parathënia e shkatërrimit të tempullit5Kur disa po flisnin për tempullin, sesi ishte i stolisun me gurë të bukur dhe i zbukuruem e me kushtime, ai tha:
6«Këto që po kundroni, do të vijnë ditët kur nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Shenjat dhe përndjekjet7Atëherë e pyetën e i thanë: «Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja se po fillojnë me ndodhë?».
8Ai tha: «Kqyrni që të mos gaboheni! Shumë vetë do të vijnë në emnin tim, tue thanë: “Jam unë” ose: “U afrue koha”. Mos shkoni mbas tyne.
9Kur të ndigjoni për luftna e trazina, mos u tmerroni, se këto duhet të ndodhin fillimisht, por s'asht menjëherë fundi».
10Mandej u tha: «Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretni kundër një mbretnie.
11Do të bien tërmete të mëdha e në disa vende do të ketë zi buke e murtaja. Tmerre e shenja të mëdha nga qielli do të ketë,
12por para të gjitha këtyne, do të vejnë dorë mbi ju e do t'ju përndjekin. Do t'ju dorëzojnë nëpër sinagoga e burgje dhe do t'ju qesin para mbretënve e qeveritarëve për shkak të emnit tim.
13Do t'ju jepet rasti për dëshmi.
14Vendoseni në zemrën tuej mos me u përgatitë për mbrojtje.
15Unë do t'ju jap gojë e urti, të cilave nuk do të mundet me u ba ballë as me i hedhë poshtë askush nga kundërshtarët tuej.
16Do të tradhtoheni edhe nga prindët e vëllaznit, nga farefisi e miqtë dhe disa prej jush do t'i dënojnë me vdekje.
17Do të jeni të urryem prej të gjithëve për shkak të emnit tim,
18por asnjë fije floku nuk nuk ka me ju ra prej kreje.
19Me qëndresën tuej do të fitoni shpirtent tuaj».
Shkatërrimi i Jerusalemit20«Kur ta shihni Jerusalemin të rrethuem nga ushtritë, atëherë dijeni se i asht avitë shkretimi.
21Atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet, ata që janë në mesin e tij të ikin dhe ata që janë nëpër fshatna të mos hyjnë në të,
22sepse këto janë ditët e hakmarrjes e të plotësimit të çdo gjaje të shkrueme.
23Mjerë shtatzanat e mëkueset në ato ditë, se do të ketë ankth të madh mbi tokë e zemëratë kundër këtij populli!
24Do të bien nga tehu i shpatës e do të robnohen ndër të gjithë kombet. Jerusalemi do të bjerë nen sundimin e kombeve, derisa t'u soset koha e volitshme kombeve».
Ardhja e Birit të njeriut25«Do të ketë shenja në diell, në hanë e në yje dhe, në tokë, tmerri i kombeve e trullosja nga ushtima e detit dhe e valëve.
26Do t'u meket shpirti njerëzve prej frike, në pritje ta asaj që do të përplaset mbi botën, se pushtetet qiellore do të tranden.
27Atëherë do të shohin Birin e njeriut tue ardhë mbi një re me pushtet e lavdi të madhe.
28Kur të fillojnë me ndodhë këto, rrini drejt e çoni kryet, se po ju hullet shpagimi».
Mësimi nga fiku29Dhe u tregoi një shëmbëlltyrë: «Vëreni fikun e të gjitha pemët.
30Kur kanë bulue tashma, i shihni dhe e dini se tashma po afrohet vera.
31Kështu edhe ju, kur të vëreni se po ndodhin këto, dijeni se mbretnia e Perëndisë asht pranë.
32Vërtetë po ju them se nuk do të kalojë kjo brezni para se të ndodhin të gjitha.
33Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Jini syçelët34«Kujdesuni, që të mos ju randohen zemrat në dalldi, në dehje e në shqetësimet jetike dhe të mos ju zajë në bef ajo ditë,
35si kurth. Ajo do t'ia befë mbi të gjithë ata që jetojnë në mbarë faqen e dheut.
36Rrini zgjuet gjatë gjithë kohës, tue u lutë për me kenë të fortë e me u ikë të gjitha këtyn që do të ndodhin, që të qëndroni më kambë para Birit të njeriut».
37Gjatë ditës rrinte në tempull, tue dhanë mësime, ndërsa natën dilte dhe e kalonte në vendin që quhet Mali i Ullijve.
38Gjithë populli zgjohej herët për me shkue te ai në tempull për me e ndigjue.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.