1Ndërkohë, mbasi u mblodh një turmë prej mijëra vetësh, aq sa shkelnin njeni-tjetrin, ai filloi me u thanë nxanësve të vet: «Ruejeni veten nga tharmi i farisejve, që asht shtirja.
2Nuk ka asgja të mbulueme, që s'ka me u zbulue dhe të mshehtë që s'ka me u ba e ditun.
3Prandaj, çkado të keni thanë në errësinë, do të ndigjohet në dritë e çkado të keni thanë në vesh nëpër dhoma të mshehta, do të kumtohet përmbi pullaze».
Mos kini frikë4«Juve po ju them, miqtë e mi, mos u trembni prej atyne që vrasin trupin, por mandej nuk kanë çka me ba ma shumë.
5Do t'ju tregoj prej kujt të trembeni. Trembuni prej atij që, mbasi të jetë krye vrasja, ka pushtetin me plandosë në Gehenë. Po, po ju them, këtij kijani frikën.
6A nuk shiten pesë trumcakë për dy qindarka? Pra, asnjë prej tyne nuk asht i papërfillshëm para Hyut.
7Por edhe qimet e kresë suej janë të gjitha të numërueme. Mos kini frikë! Ju vleni ma shumë se shumë trumcakë».
Dëshmia për Krishtin8«Unë po ju them se kushdo që bahet një me mue para njerëzve, edhe Biri i njeriut do të bahet një me të para engjëjve të Hyut.
9Por, atë që më mohon para njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta mohojë para engjëjve të Hyut.
10Kujtdo që do të thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut do t'i falet, por atij që do të ketë fye Shpirtin e shenjtë, nuk do t'i falet.
11Kur t'ju paraqesin pranë sinagogave, prijësve e pushtetarëve, mos u rropatni se si e me çka të mbroheni, apo çka të thoni.
12Shpirti i shenjtë do t'ju mësojë në atë kohë çka duhet me thanë».
Për ndamjen e pasunisë13Dikush nga turma i tha: «Mësues, thueji vëllait tim ta ndajë me mue trashëgiminë».
14Por ai i tha: «O njeri, kush më caktoi gjykatës apo ndamës mbi ju?».
15E u tha: «Këqyrni e ruhuni nga çdo babëzi, se jeta e kujtdo nuk varet nga tepria e pronave të veta».
16Atëherë u tha një shëmbëlltyrë: «Toka e një të pasuni dha një prodhim të begatë.
17Ai mendonte me vete: “Çka do të baj, se nuk kam ku t'i mbledh frytet e mia?”.
18Atëherë tha: “Do të veproj kështu: do t'i shemb grunarët e do t'i ndërtoj ma të mëdhej dhe do të bashkoj aty të gjithë grunin e begatitë e mia.
19E do t'i them shpirtit tim: shpirt, ke shumë të mira, të grumbullueme për shumë vite. Pusho, ha, pi e dëfre!”.
20Por Hyu i tha: “I pamend, këtë natë kanë me ta marrë shpirtin. Atëherë, çka përgatite, e kujt do jetë?”.
21Kështu asht me ata që mbledhin thesare për vete e nuk pasunohen kundrejt Hyut».
Mos u shqetësoni22Atëherë u tha nxanësve të vet: «Prandaj po ju them: mos u brengosni për jetën, se çka do të hani, as për trupin, se çka do të vishni.
23Jeta asht ma shumë se ushqimi dhe trupi ma shumë se veshja.
24Vëreni korbat, që nuk mbjellin as korrin, nuk kanë ahër apo hambar e Hyu i ushqen. Sa vleni ju ma shumë se shpendët!
25Kush prej jush, tue u brengosë, mundet me e shtue jetëgjatësionë me një pash?
26Pra, nëse nuk mund të kryeni as gjanë ma të vogël, pse brengoseni për të tjerat?
27Vëreni zambakët, si rriten. Nuk mundohen e nuk endin. Por unë po ju them se as Solomoni në tanë lavdinë e vet nuk ishte i veshun si njeni prej tyne.
28Nëse Hyu stolis kështu barin në arë, që sot asht e nesër hidhet në furrë, sa ma shumë do të bajë për ju, o besimpakë?
29Ju mos pyetni çka do të hani e çka do të pini e mos u përpushni.
30Të gjitha këto i kërkojnë kombet e botës, ndërsa Ati juej e di se këto ju nevojiten.
31Megjithatë, kërkoni mbretninë e tij e do t'ju jepen edhe këto.
32Mos u tremb, grigjë e vogël, se Atit i pëlqeu me jua dhanë juve mbretninë.
33Shitni pronat tueja e jepni lëmoshë. Bani për vete torba që nuk vjetrohen e një thesar të pashtershëm në qiej, ku vjedhësi nuk avitet e tenja nuk bren.
34Ku asht thesari juej, aty do të jetë edhe zemra juej».
Shërbëtorët e kujdesshëm35«Mbani brezin ngjeshun e kandilat ndezun.
36Ju u ngjani njerëzve që presin të zotin e tyne kur del nga dasma, që, kur të vijë e të trokasë, t'ia hapni derën menjëherë.
37Lum ata shërbëtorë që, kur të vijë i zoti, do t'i gjejë të vëmendshëm. Vërtet po ju them se do të vejë përparësen, do t'i ulë në tryezë e do të vijë me u shërbye.
38Nëse vjen në mesnatë apo në ag, lum ata!
39Por dijeni këtë: po ta kishte ditë i zoti i shtëpisë se në ç'orë do të vinte vjedhësi, nuk do të kishte lejue t'i thehej shtëpia.
40Prandaj ju bahuni gati, se nuk ua merr mendja në cilën orë vjen Biri i njeriut».
41Pjetri i tha: «Zot, për ne po e thue këtë shëmbëlltyrë apo për të gjithë?».
42E Zoti i tha: «Cili asht kujdestari besnik e i urtë, që i zoti ka me e caktue përmbi shërbestarët e vet, për me ua dhanë hisen në kohën e duhun?
43Lum ai shërbëtor që, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu.
44Vërtet po ju them se këtë shërbëtor do ta vejë mbi të gjitha pronat e vet.
45Por, nëse ai shërbëtor thotë në zemrën e vet: “Zotnia im don kohë me ardhë” dhe nis me rrahë shërbyesit e shërbyeset, me hagër, me pi e me u dehë
46do të vijë i zoti i këtij shërbëtori atë ditë që s'e pret dhe në orën që s'e di, do ta ndëshkojë e do t'ia caktojë hisen me të pafetë.
47Ai shërbëtor që e njeh vullnetin e të zotit, por nuk asht i gatshëm me veprue sipas vullnetit të tij, do të rrihet shumë.
48Ai që, pa e ditë, do të ketë krye vepra të ndëshkueshme, do të rrihet pak.
Kujtdo që i asht dhanë shumë, shumë ka me iu kërkue. Kujt i asht besue shumë, ma shumë do t'i lypet».
Ndasitë për shkak të Jezusit49«Unë erdha me hedhë zjarrin mbi tokë e sa shumë dëshiroj të ishte ndezë tashma!
50Kam një pagëzim me të cilin duhet të pagëzohem e sa i ngushtuem jam derisa të kryhet.
51A mendoni se erdha me dhurue paqe në tokë? Jo, po ju them, por ndasi.
52Prej tashit, pesë vetë në një shtëpi do të ndahen tre kundër dyve e dy kundër treve.
53Do të ndahen
ati kundër birit
e biri kundër atit,
nana kundër bijës
e bija kundër nanës,
vjehrra kundër të resë
dhe e reja kundër vjehrrës».
Shenjat e kohës54Atëherë u tha turmave: «Kur shihni renë që naltohet në perëndim, thoni fill: "ka me ra shi". E kështu ndodh.
55Kur fryn juga, thoni: "Do të bajë vapë". E kështu ndodh.
56Tinëzarë! Pamjen e tokës e të qiellit dini me e dallue, por këtë kohë, si nuk dikeni me e dallue?».
Pajtimi me kundërshtarin57«Pse nuk gjykoni gjithashtu vetvetë çka asht e drejtë?
58Nëse rrugëton me kundërshtarin tand për tek gjykatësi, gjatë rrugës orvatu me u lanë i lirë prej tij, që, kur të zvarritesh para gjykatësit, gjykatësi të mos të dorëzojë te nëpunësi e nëpunësi të të rrasë në burg.
59Unë po të them: nuk do të dalësh prej andej derisa të kesh dhanë edhe qindarkën e fundit».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.