1Një të shtunë, tue kalue nëpër të mbjella, nxanësit këputnin kallëzat dhe i hanin, mbasi i kishin shie me duer.
2Disa prej farisejve thanë: «Pse bani çka nuk lejohet të shtunën?».
3Jezusi u përgjigj: «A nuk keni lexue çka bani Davidi, kur pati uri ai dhe ata që ishin me të?
4Si hyni në shtëpinë e Hyut, mori bukët e kushtimitm dhe hangri vetë e u dha edhe atyne që ishin me të, megjithëse nuk lejohet me i hagër askush, veçse priftënt?».
5E u thonte: «Biri i njeriut asht Zot i të shtunës».
Njeriu me dorë të paralizueme6Një të shtunë tjetër hyni në sinagogë e filloi me mësue. Aty ishte një njeri, që dorën e djathtë e kishte të thame.
7Shkrestarët e farisejtë e e vrojtonin me kujdes, a do të shëronte të shtunën, për me gjetë një padi kundër tij.
8Ai, tue i njohtë mendimet e tyne, i tha njeriut që e kishte dorën të thame: «Çohu e qëndro në mes!». Ai u çue e qëndroi.
9Jezusi u tha: «Po ju pyes, a lejohet, të shtunën, me ba mirë apo me ba keq? Me e shpëtue, apo me e humbë një jetë?».
10Dhe, tue i shikue rrethas të gjithë, i tha atij: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu e dora iu përtëri.
11Por ata u mbushën me tërbim e flitnin me njani-tjetrin se çka mund t'i banin Jezusit.
Zgjedhja e të dymbëdhjetëve12Ato ditë shkoi në mal me u lutë dhe e kaloi natën tue iu lutë Hyut.
13Kur u ba ditë, i thirri pranë nxanësit e vet, zgjodhi dymbëdhjetë prej tyne, të cilët edhe i emnoi apostuj:
14Simonin, të cilin edhe e emnoi Pjetër, dhe vëllanë e tij Andrean, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun,
15Mateun e Tomën, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, të ashtuquejtunin Zelltar,
16Judën Jakobit e Judë Iskariotin, që u ba tradhtar.
Shërbesa e Jezusit dhe turmat17Ai zbriti me ta e qëndroi në një vend të rrafshët, me një turmë të turmë të nxanësve të tij e me një mori të madhe të popullit nga e gjithë Judeja, nga Jerusalemi e nga bregu i Tirit e i Sidonit,
18që kishin ardhë m ei ndigjue e me u shërue prej sëmundjeve të veta. Edhe ata që vuenin nga shpirtrat e papastër shëroheshin
19e të gjithë mundoheshin me e prekë, se prej tij dilte një duqi, që i shëronte të gjithë.
Lumnitë dhe mjerimet20Atëherë ai i drejtoi sytë drejt nxanësve të vet e tha:
«Lum ju të varfën,
se e jueja asht mbretnia e Hyut!
21Lum ju që tani keni uri,
se do të ngiheni!
Lum ju që tani qani,
se do të qeshni!
22Lum ju kur njerëzit t'ju urrejnë,
kur t'ju përjashtojnë e shajnë
dhe t'jua nxjerrin emnin për keq,
për shkak të Birit të njeriut!
23Gëzohuni atë ditë
e kërceni,
se, ja, shpërblimi juej asht i madh në qiell.
Kështu vepruen me profetënt etnit e tyne.
24Por, mjerë ju të pasun,
se e keni ngushëllimin tuej!
25Mjerë ju që jeni të ngimë tani,
se do të uriteni!
Mjerë ju që qeshni tani,
se do të trishtoheni e do të qani!
26Mjerë ju kur të gjithë njerëzit
të flasin mirë për ju!
Kështu vepruen me kenseprofetënt etnit e tyne».
Dashnia për armiqtë27«Por, po ju them juve që më dëgjoni: duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë.
28Bekojini ata që ju mallkojnë e lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
29Nëse dikush të qëllon në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën. Kushdo që të merr gunën, mos e pengo të të marrë edhe këmishën.
30Jepi kujtdo që të kërkon ndonjë gjë dhe, nëse dikush të merr ndonjë gjë tënden, mos ia kërko.
31Bëjuni të tjerëve çka dëshironi t'ju bëjnë juve.
32Sepse, nëse doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët i duan ata që i duan.
33Dhe nëse u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët bëjnë kështu.
34Nëse u jepni hua vetëm atyre prej të cilëve shpresoni se do t'jua kthejnë, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që të marrin prej tyre çfarë kanë dhënë.
35Ju, përkundrazi, duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre e jepni hua pa pritur që t'ju kthehet. Kështu do të merrni një shpërblim të madh e do të jeni bijtë e të tejlartit Perëndi, sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe të këqijtë.
36Jini të mëshirshëm, sikurse është i mëshirshëm edhe Ati juaj».
Mos e gjyko vëllanë(Mt 7.1-5)37«Mos gjykoni e nuk do të gjykoheni. Mos dënoni e nuk do të dënoheni. Falni e do të faleni.
38Jepni e do t'ju jepet. Do t'ju vënë në prehër një masë të mirë, të ngjeshur, të tundur e të begatë, sepse me masën që do të matni, do të mateni».
39Jezui u foli përsëri me shëmbëlltyra: «A mund t'i prijë një i verbër një të verbri tjetër? A nuk do të bien të dy në gropë?
40Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi. Edhe po të mësojë gjithçka, do të jetë si mësuesi i tij.
41Përse shikon ashklën në syrin e vëllait tënd e nuk pikat traun në syrin tënd?
42Si mund t'i thuash vëllait tënd “vëlla, më lër të ta heq ashklën nga syri”, ti që nuk pikat traun në syrin tënd? Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë për të hequr ashklën nga syri i vëllait tënd».
Pema njihet nga frytet(Mt 7.17-20; 12.34b-35)43«Nuk ka pemë të mirë që jep fryte të këqija e as pemë të kalbur që jep fryte të mira.
44Çdo pemë njihet nga frytet e saj. Askush nuk mund të vjelë fiq nga ferrat e as rrush nga shkurret.
45Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së tij dhe njeriu i keq nxjerr të keqen nga thesari i tij i keq, sepse ç'ka zemra, nxjerr goja».
Dy shtëpitë(Mt 7.24-27)46«Përse më thërrisni “Zot, Zot” e nuk bëni çfarë ju them unë?
47Po ju tregoj kujt i ngjan ai që vjen tek unë dhe që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia.
48Ai i ngjan një njeriu që ndërtoi një shtëpi, gërmoi thellë e i hodhi themelet në shkëmb. Kur erdhi përmbytja, lumi vërshoi drejt asaj shtëpie, por nuk e tundi dot vendit, se shtëpia ishte ndërtuar mirë.
49Por, ai që i ndigjon, por nuk i zbaton, i ngjan një njeriu që ndërtoi një shtëpi mbi dhe, pa themele, të cilën e mësyu lumi e ajo rropos menjëherë dhe rrënimi i saj qe i madh».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.