1Jezusi filloi me u folë rishtas me shëmbëlltyra:
2«Mbretnia e qiejve i ngjan mbretit që i bani dasmën të birit.
3Çoi shërbëtorët e vet me thirrë të thirrunit në dasëm, por këta nuk deshën me ardhë.
4Rishtas çoi shërbëtorë të tjerë, tilëve u tha: "Thoniu të thirrunve: ja, darka ime asht gati. Demat e mi dhe bagëtitë e majmuna janë therë e gjithçka asht gati. Ejani në dasmë".
5Por ata shkuen, pa u mendue, kush në arën e vet e kush në punët e veta,
6ndërsa të tjerët i kapën shërbëtorët e tij, i rrahën e i vranë.
7Mbreti u idhnue, çoi ushtarët e vet, të cilët i rrënuen vrasësit dhe qytetin e tyne e dogjën.
8Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma asht gati, por të thirrunit nuk ishin të denjë.
9Dilni, pra, nëpër udhëkryqe e thirrni në dasmë këdo që gjeni".
10Ata shërbëtorë dolën udhëve, mblodhën gjithë sa gjetën, të këqij e të mirë e dasma u mbush plotë me gostarë.
11Por, kur mbreti hyni me vështrue të thirrunit, pa aty një njeri që nuk ishte i veshun me petkun e dasmës
12e i tha: "Shok, si ke hy këtu pa petkun e dasmës?". Ai meu.
13Atëherë mbreti u tha shërbestarëve: "Lidheni kambë e duer e qiteni në terrin e përjashtëm. Atje do të ketë vajtim e kërcëllim dhambësh".
14Shumë janë të thirrun, por pak të zgjedhun».
Tagri i Cezarit15Atëherë farisejtë shkuan e qitën shestën si me e zanë në kurth për fjale.
16Çuen te ai nxanësit e tyre me disa herodianë, me i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se udhën e Hyut e mëson me vërtetësi, pa e vra mendjen për kënd. Ti s'ke nevojë me i këqyrë njerëzit në fytyrë.
17Na thuej, pra, çka mendon: a a lejohet me ia pague tagrin Cezarit, apo jo?».
18Meqë Jezusi e njihte ligësinë e tyne, tha: «Pse më sprovoni, o skutha?
19Ma diftoni monedhën e tagrit». Dhe i sollën një denar.
20Ai u tha: «E kujt asht kjo figurë e mbishkrimi?».
21I thanë: «E Cezarit». Atëherë u tha: «Jepni, pra, Cezarit çka i takon Cezarit dhe Hyut çka i takon Hyut».
22Kur e ndigjuan këtë, mbetën të mahnitun dhe e lanë me shkue.
Për ngjalljen23Atë ditë iu afruen disa saducej, që thonë se nuk ka ngjallje, dhe e pyetën:
24«Mësues, Moisiu ka thanë: nëse dikush vdes pa lanë fëmijë, vëllai i tij duhet t'ia marrë të shoqen, për me ia mëkambë farën vëllait të vet.
25Ishin, ndër ne, shtatë vëllazën. I pari u martue e vdiq, por tue mos pasë lanë fëmijë dhe i la gruen e vet vëllait të vet.
26Kështu edhe i dyti, edhe i treti, e deri te i shtati.
27Grueja vdiq e fundit.
28Në ngjallje, e cilit prej të shtatëve do të jetë grueja, meqë të gjithë e patën për grue?».
29Por Jezusi u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Hyut.
30Në ngjallje nuk do të martojnë as do të martohen, por do të jenë si engjëjt në qiell.
31Për ngjalljen e të vdekunve, a nuk keni çka ju asht thanë prej Hyut:
32unë jam Hyu i Abrahamit, Hyu i Isakut dhe Hyu i Jakobit. Ai nuk asht Hyu i të vdekunve, por i të gjallëve».
33Dhe turmat hutoheshin me mësimin e tij.
Urdhnimi i madh34Farisejtë, kur ndigjuen se ua kishte mbyllë gojën saducejve, u mblodhën
35dhe një prej tyne, një mësues i ligjit, e pyeti për e vue në provë:
36«Mësues, cili asht urdhnimi ma i madh nmë ligj?».
37Ai i tha: «Dueje Zotin, Hyun tand, me gjithë zemrën tande, me gjithë shpirtin tand dhe me gjithë mendjen tënde.
38Ky asht i madh e i pari urdhnim.
39I dyti ngjan me të: Dueje të afërmin tand si veten.
40Nga këto dy urdhnime varet krejt ligji e profetët».
Biri i Davidit41Kur farisenjtë ishin të mbledhun, Jezusi i pyeti:
42«Çka mendoni për Krishtin? Biri i kujt asht?». I thanë: «Biri i Davidit».
43Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e thërret Zot, kur thotë:
44 i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time
derisa t'i vej armiqtë e tu
nën kambët tueja?
45Nëse Davidi e thërret Zot, si qenka biri i vet?».
46E askush nuk mundi me i kthye fjalë, as guxoi kush me e pyetë ma.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.