Mateu 28 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Ngjallja

1Të shtunën herët, në agun e ditës së parë, Maria Magdalenë dhe Maria shkuen me këqyrë varrin.

2Dhe, ja, ra një tërmet i fortë. Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, u afrue me rrokullisë gurie e u ul mbi të.

3Fytyra e tij ishte si vetima e petkat e tij vëzulluese si bora.

4Prej frikës së tij u drodhën rojet e u banë si të vdekun.

5Engjëlli u kthye e u foli grave: «Mos u tutni, ju! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuemin.

6Nuk asht këtu, se u ngjall siç pati thanë. Ejani e shihni vendin ku ishte shtri.

7Shkoni shpejt e thoniu nxanësve të tij se ai u ngjall prej të vdekunve e të shkojë përpara jush në Galile. Atje do të shfaqet. Ja, jua thashë».

8Ato u larguan shpejt nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuen n joftue nxanësit.

9Dhe, ja, Jezusi i takoi e u tha: «Ju falem!». Ato iu afruen, i mbërthyen kambët dhe e adhuruan.

10Atëherë Jezusi u tha: «Mos u tutni! Shkoni e njoftoni vëllaznit të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».

Dëshmia e rojeve

11Kur po ecnin, ja, disa prej rojtarisë shkuen në qytet e njoftuen krepriftën për gjiçka kishte ndodhë.

12Kryepriftënt e pleqtë morën vendimin me u dhanë ushtarëve një shumë të madhe paresh

13e u thanë: «Thoni se nxanësit e tij erdhën natën dhe e vodhën kur ju po flinit.

14Nëse kjo merret vesh nga qeveritari, na do ta bindim e do t'ju lirojmë nga telashet».

15Ata morën paret e vepruen simbas mësimit që morën.

E kjo fjalë asht përhapë ndër judej deri më sot.

Porosia

16Të njëmbëdhjetë nxanësit shkuen në Galile, në malin që u kishte caktue Jezusi.

17Kur e panë, e adhuruen, por disa prej tyne u ndërdyshën.

18Jezusi u afrue e u foli: «Mue më asht dhanë çdo pushtet në qiell e mbi dhe,

19prandaj shkoni e mësoni të gjitha kombet dhe pagëzojini në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë.

20Mësojini me zbatue gjithçka ju urdhnova unë. Dhe, ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në të sosun të botës».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help