Luka 14 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Shërimi i të sëmundit me hidropizi

1Kur hyni në shtëpinë e njenit prej kryetarëve të farisejve, një të shtunë, për me hangër, ata po e kqyrnin me kujdes.

2Dhe ja, para tij ishte një njeri me hidropizi.

3Jezusi i pyeti mësuesit e ligjit dhe farisejtë: «A lejohet me shërue të shtunën, apo jo?».

4Por ata heshtën dhe ai e mori, e shëroi dhe e la të lirë.

5Atëherë u tha: «Kush prej jush, nëse i bie fëmija apo kau në pus, nuk do ta nxirrte menjëherë ditën e shtunë?».

6E nuk mundën me e kundërshtue.

Mësimi për mikpritjen

7Atëherë u tregoi një shëmbëlltyrë të thirrunve, mbasi vuni re se si zgjidhnin kryet e vendit. U tha:

8«Kur të jesh i thirrun në dasëm, mos u ul në në krye të vendit, se mos asht thirrë prej tij ndokush ma i nderuem se ti

9dhe vjen ai që të ka thirrë ty dhe atë e të thotë: “Lëshoja vendin këtij”. E atëherë, me turp, ke me fillue me zanë vendin e fundit.

10Por, kur të jesh i thirrun, shko e ulu në vendin e fundit, që, kur të vijë ai që të ka thirrë, të të thotë: “Mik, ngjitu ma nalt!”. Atëherë do të jesh i nderuem para të gjithë të .

11Sepse, kush e nalton veten, do të poshtnohet, e kush poshtnon veten, do të naltohet».

12Atij që e kishte thirrë, i tha: «Kur të shtrosh drekë a darkë, mos thirr miqtë e tu, as vllaznit e tu, as farefisin tand apo të afërmit e pasun, se përndryshe edhe ata kanë me të thirrë ty e kështu do të shpërblehesh.

13Përkundrazi, kur të shtrosh gosti, thirr njerëz të varfën, të kërrusun, të çalë e të verbët.

14Kështu do të jesh i lum, se ata nuk kanë me çka me të shpërblye, por do të shpërblehesh në ngjalljen e të drejtëve».

Të ftuemit

15Një prej sofërtarëve, mbasi ndigjoi këto, i tha: «Lum ai që han bukë në mbretërinë e Hyut!».

16Por ai i tha: «Një njeri bani një gosti të madhe dhe thirri shumë vetë.

17Kur erdhi koha e gostisë, çoi shërbëtorin e vet me u thanë të thirrunve: “Ejani, se asht tashma gati”.

18Por ata filluen të gjithë njësoj me u shfajësue. I pari i tha: “Bleva një arë dhe e kam të nevojshme me dalë me e pa. Të lutem, ma prano shfajësimin!”.

19Një tjetër tha: “Bleva pesë pendë qe e po shkoj me i provue. Të lutem, ma prano shfajësimin!”.

20Një tjetër tha: “U martova, prandaj nuk mund të vij”.

21Shërbëtori u kthye dhe ia tregoi këto të zotit. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërue e i tha shërbëtorit të vet: “Dil shpejt në sheshet e në rrugët e qytetit e priju këtu këtu skamnorëve, të të gjymtuemve, të verbtëve e të çalëve”.

22Shërbëtori i tha: “Zotni, u ba siç urdhnove e prapë ka vend”.

23Atëherë zotnia i tha shërbëtorit: “Dil nëpër rrugë e shtigje dhe detyroji njerëzit me hy, që të më mbushet shtëpia”.

24Unë, pra, po ju them: asnjë prej atyne burrave të thirrun nuk do ta shijojë gostinë time».

Sjellja e nxanësit të Jezusit

25Shumë turma po ecnin me të. Atëherë ai u kthye e u tha:

26«Nëse dikush vjen tek unë dhe nuk dhe nuk e urren të atin, të amën, gruen, fëmijët, vëllezërit e motrat, deri edhe jetën e vet, nuk mund të jetë nxanësi im.

27Ai që nuk nuk e mbart kryqin e vet e vjen mbas meje, nuk mund të jetë nxanësi im.

28Cili prej jush, tue dashtë me ndërtue një kullë, nuk ulet ma parë me matë shpenzimet, a i dalin për me e krye,

29në mënyrë që, mbasi t'i ketë hedhë themelet pa qenë i aftë me e mbarue, të gjithë ata që e shohin të mos fillojnë me e përqeshë,

30tue thanë: “Ky njeri nisi me ndërtue, por nuk qe i zoti me e përfundue”.

31Ose, cili mbret, kur del me u ndeshë në luftë me një tjetër mbret, nuk ulet ma parë me kqyrë a asht i aftë me u ndeshë, me dhjetë mijë vetë, me atë që i del para me njëzet mijë?

32Nëse nuk mundet, kur ai asht ende larg, i dërgon një përfaqësi për me i lypë kushtet e paqes.

33Prandaj, asnjë nga ju që nuk ndahet nga të tanë pasunitë e veta nuk mundet me qenë nxanësi im».

Kripa pa shije

34«Kripa asht e mirë, por, nëse edhe kripa e humb shijen, me çka mund të kripet?

35Nuk asht e dobishme as për tokën, as për plehun, prandaj e hedhin jashtë. Kush ka veshë me ndigjue, le të ndigjojë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help