1U ngrit mbarë turma e tyne dhe e çuen te Pilati.
2Atëherë filluen me e paditë, tue thanë: «Këtë e zumë tue e udhëzue mbrapsht popullin tonë, tue thanë se asht e nalueme me i dhanë tagrin Cezarit e tue thanë se asht Krisht e mbret».
3Pilati e pyeti: «Ti je mbreti i judenjve?». Ai iu përgjigj: «Ti po e thue».
4Pilati u tha kryepriftënve e turmave: «Nuk gjej asnjë shkak te ky njeri».
5Por ata kambëngulnin e thoshin: «Ai e nguc popullin me mësimet e veta nëpër tanë Judenë, tue fillue nga Galileja e deri këtu».
Te Herodi6Pilati, kur e ndigjoi këtë, pyeti nëse njeriu ishte galileas.
7Kur mori vesh se ishte nën pushtetin e Herodit, e dërgoi tek Herodi, meqe Herodi ishte në Jerusalem ato ditë.
8Herodi, kur pa Jezusin, u gëzua tepër, se kishte shumë kohë që donte me e pa, ngaqë kishte ndigjue për të e shpresonte të shihte ndonjë mrekulli prej tij.
9E pyeti me fjalë të gjata, por ai nuk iu përgjigj.
10Më kambë rrinin edhe edhe kryepriftënt e shkrojsat, tue e paditë turrshëm.
11Edhe Herodi me ushtarët e vet e poshtnuen dhe e përqeshën, e veshën me një petk të shndritshëm dhe e kthyen te Pilati.
12Atë ditë Herodi e Pilati u bënë miq me njeni-tjetrin. Përpara kishte pasë armiqësi mes tyne.
Dënimi me vdekje13Pilati thirri kryepriftënt, parinë dhe popullin
14e u tha: «Më keni sjellë këtë njeri, si dikë që e udhëzon mbrapsht popullin. Ja, unë e mora në pyetje para jush, por nuk gjeta te ky njeri një shkaktar të gjanave për të cilat e paditni.
15Por as Herodi, se e ktheu te ne. Ky nuk ka ba asgja që të meritojë vdekjen.
16-17Prandaj do ta ndreq e do ta liroj».
18Por ata bërtitën bashkarisht: «Hiqe këtë e na liro Barabën».
19Ai kishte ra në burg për një kryengritje që kishte ndodhë në qytet dhe për vrasje.
20Pilati, meqë dëshironte ta lironte Jezusin, u bani thirrje sërish,
21por ata bëzajshin e thoshin: «Kryqëzoje, kryqëzoje!».
22Për të tretën herë u tha: «Ç'të keqe ka ba ky? Nuk gjeta në të asnjë shkak për ta dënue me vdekje, prandaj do ta ndreq e do ta liroj».
23Por ata ngulnin kambë, kërkonin me britma të mëdha që të kryqëzohej dhe zanat e tyne baheshin edhe ma të fortë.
24Atëherë Pilati gjykoi t'u zbatohej kërkesa.
25Liroi atë që i kërkonin, i cili kishte ra në burg për kryengritje e vrasje, kurse Jezusin e dorëzoi, simbas dëshirës së tyne.
Kryqëzimi26Mbasi e morën prej aty, kapën Simonin, një kireneas, i cili po vinte nga ara, dhe i ngarkuen kryqin, që ta mbartte mbas Jezusit.
27E ndiqte një turmë e madhe e popullit, me disa gra që e kjanin dhe e vajtonin.
28Por Jezusi u kthye e tha: «Bija të Jerusalemit, mos kjani për mua, por për vedi kjani e për fëmijët tuej.
29Se, ja, po vijnë ditët në të cilat do të thonë: “Lum shterpat, lum barqet që nuk lindën e gjijtë që nuk kuen!”.
30Atëherë do të fillojnë me u thanë maleve:
“Bini mbi ne”
dhe kodrave:
“Na mbuloni!”.
31Se, nëse ai bajnë këtë drunit të njomë, çka mund t'i ndodhë të thatit?».
32Sollën edhe dy baëqij të tjerë për t'i kryqëzue me të.
33Kur mbërritën në vendin e quejtun: «Kafkë», aty e kryqëzuan atë dhe dy bakëqijtë, njein në të djathtë e tjetrin në të majtë.
34Atëherë Jezusi tha: «Atë, fali, se nuk dinë çka bëjnë».
Dhe hodhën short për me nda petkat e tij.
35Populli rrinte aty e kundronte teksa e përqeshnin dhe paria thoshte: «Të tjerët i shpëtoi, të shpëtojë vedin nëse ai asht Krishti i Hyut, i ngjedhuni».
36E përqeshën edhe ushtarët, të cilë erdhën e i sollën uthull,
37tuj i thanë: «Nëse je mbreti i judenjve, shpëto vedin!».
38Gjendej edhe ky mbishkrim mbi të: «Ky asht mbreti i judejve».
39Njeni nga bakëqijtë e varun në kryq e fyente tue i thanë: «A nuk je ti Krishti? Shpëto vedin dhe ne!».
40Por tjetri iu përgjigj qortueshëm e i tha: «A s'i druhesh Hyut, ti që ke marrë të njejtin dënim?
41Ne me të drejtë, se po marrim çka kemi meritue me veprime, por ky s'ka ba asgja të pavend».
42Atëherë tha: «Jezus, kujtohu për mua kur të hysh në mbretninë tande».
43Ai iu përgjigj: «Vërtet po të them, sot do të jesh me mue në parajsë».
Vdekja e Jezusit44Ishte tashma rreth orës së gjashtë dhe u ba terr mbi mbarë dheun deri në orën e nantë.
45Dielli u fik e veli i tempullit u shkye përmidis.
46Atëherë Jezusi thirri me za të naltë e tha: «Atë, në duert tueja po e vendoj shpirtin tim». Mbasi tha këtë, dha shpirt.
47Centurioni, kur pa çka ndodhi, i dha lavdi Hyut e tha: «Përnjëmend ky njeri ishte i drejtë».
48Të gjitha turmat që ishin mbledhë në këtë shfaqje, mbasi i panë ngjarjet, u kthyen tue rrahë krahnorin.
49Të gjithë të njohunit e tij kishin ndejtë tue e vërejtë këtë gja prej së largu, si edhe gratë që e kishin ndjekë së bashku që prej Galileje.
Varrimi i Jezusit50Dhe ja, një burrë emrin Jozef, anëtar i Këshillit, ishte i pranishëm. Ai ishte burrë i mirë e i drejtë.
51Ky nuk ishte kenë në një mendje me Këshillin dhe me veprimin e tyne. Ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretninë e Hyut.
52Ai shkoi te Pilati dhe lypi trupin e Jezuit.
53E zbriti, e mbështolli me një pëlhurë dhe e vendosi në një varr shkambor, ku nuk ishte vendue ende askush.
54Ishte dita e përgatitjes, tue u ba e shtunë.
55Gratë, që kishin ardhur me të nga Galileja, i shkuen mbrapa, panë varrin dhe si e vendosi trupin e tij.
56Mandej u kthyen dhe përgatitën aroma e mirrë.
Rigjallja e KrishtitTë shtunën pushuen simbas ligjit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.