1Atëherë Jezusi u tha turmave e nëxanësve:
2«Shkrestarët e farisejtë rrinë ulun në katedrën e Moisiut.
3Gjithçka ju thonë ata, zbatojeni e mbajeni, por mos veproni simbas veprave të tyre. Ata flasin, por nuk bajnë.
4Lidhin barrë të randa e të zorshme dhe ua ngarkojnë njerëzve të tjerë, por vetë as me gisht nuk duen me i luejt.
5Të gjitha veprat e veta i bajnë për me u pa prej njerëzve. Zgjanojnë thekët e cepat e petkut i zgjasin.
6Duen kryet e vendit nëpër gosti, vendet e para nëpër sinagoga
7përshëndetjet nëpër sheshe e me u thirrë "mësues" prej njerëzve.
8Por ju mos u thirrni mësues, se një asht mësuesi juej e të gjithë ju jeni vëllazën.
9E mos thirrni askënd mbi tokë atë. Një asht Ati juej qiellor.
10Mos u thirrni prijës, se prijësi juej asht Krishti.
11Ma i madhi ndër ju, të jetë shërbestari juaj.
12Kush naltohet, do të përulet e, kush përulet, do të naltohet.
13-14Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që ua ndryni njerëzve në fytyrë mbretninë e qiejve! As vetë nuk hyni, as ata që janlë tue hy nuk i leni me u futë.
15Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që endeni nëpër det e nëpër thatinë për me ba një rishtar e atëherë e bani bir të Gehenës dyfish sa veten tuej!
16Mjerë ju, o udhëheqës të verbtë, që thoni: "Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gja, por, nëse betohet për arin e tempullit, ka detyrim".
17Të marrë dhe të verbtë! Cili asht ma i madh, ari apo tempulli, që e shejtnon arin?
18Thoni: "Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gja, por, nëse betohet për dhuratën mbi të, ka detyrim".
19Të verbtë! Cili asht ma i madh, dhurata apo altari, që e shejtnon dhuratën?
20Kush betohet për altarin, betohet për të e për gjithçka ash mbi të.
21Kush betohet për tempullin, betohet për të e për kë banon në të.
22Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Hyut e për kë rrin ulun mbi të.
23Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha! Ju lani të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por shpërfillni gjanat ma të randësishme të ligjit: gjykimin, mëshirën e besën. Këto duhet t'i zbatoni, pa i shpërfillë të tjerat.
24Udhërrëheqës të verbtë, që kulloni mushkajën, por devenë e përpini!
25Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, dëlirni të përjashtmen kupës e të enës, por përmbrenda janë plot me cubni e shfrenim.
26Farise i verbtë, pastro ma parë të përmbrendshmen kupës e të enës, që të bahet e dëlirë edhe përjashtmja.
27Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që u përngjani vorreve të zbardhuna, të cilët përjashta duken të bukura, por mbrenda janë plot me eshtna të vdekunish dhe gjithfarë fëlliqësish.
28Njësoj edhe ju përjashta u shfaqeni njerëzve të drejtë, por përmbrenda jeni deng me tinëzi e mbrapështi.
29Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, se ndërtoni vorret e profetëve e zbukuroni përmendoret e të drejtëve!
30E thoni: "Po të kishim qenë ne në kohën e etënve tanë, nuk do të kishim qenë pjesëmarrës në gjakderdhjen e profetëve, në kohën e tyne".
31Kështu i dëshmoni vetes se jeni bijtë e vrasësve të profetëve.
32Mbusheni edhe ju masën e etënve tuej.
33Gjarpij e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni gjykimit të Gehenës?
34Prandaj, ja, unë po dërgoj te ju profetë, të urtë dhe shkrestarë. Disa prej tyne do t'i vritni e do t'i kryqëzoni dhe disa do t'i frushkulloni në sinagogat tueja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet.
35Kështu do të reshet mbi ju tanë gjaku i drejtë i dikuem mbi tokë, prej gjakut të Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shejtnores e altarit.
36Vërtet po ju them: të gjitha këto do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin37«Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e i mbyt me gurë të dërguemit te ti! Sa herë kam dëshirue me i mbledhë tok bijtë e tu, siç i mbledh squka zogjtë e vet nën krahë, por nuk deshët!
38Ja, shtëpia juaj do t'ju mbetet e shkretueme.
39Po jua them: prej tashit, nuk do të më shihni ma, derisa të thoni:
bekue qoftë
ai që vjen në emën të Zotit!».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.