Luka 19 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Jezui dhe Zakeu

1Hyni e po kalonte nëpër Jeriko.

2Dhe, ja, një njeri me emnin Zake! Ai ishte kryetagrambledhës dhe i pasun.

3Po orvatej me e pa Jezusin, se kush asht, por nuk mundte për shkak të turmës, se ishte shtatvogël.

4Atëherë doli para me vrap, kundruell, e hipi në një fik për për me e pa, se do të kalonte atypari.

5Kur mbërriti në atë vend, Jezusi ngriti sytë e i tha: «Zake, zbrit shpejt, se sot më duhet me u ndalë në shtëpinë tande».

6Ai zbriti shpejt dhe e priti me gëzim.

7Të gjithë ata që panë, nisën më murmuritë: «Ky hyni me bujtë te një mëkatnor».

8Zakeu, që kishte mbetë më kambë, i tha Zotit: «Ja, gjysmën e pasunive të mia, o Zot, po ua jap skamnorëve dhe, nëse i kam hjekë gja kujt, po ia kthej katërfish».

9Atëherë Jezui i tha: «Sot i erdhi shpëtimi kësaj shtëpie, se edhe ky bir i Abrahamit asht.

10Biri i njeriut ka ardhë me kërkue e me shpëtue çka ishte humbë».

Dhjetë monedhat

11Ndërsa po e ndigjonin, u tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë, meqë ishin afër Jerusalemit dhe ata mendonin se mbretnia e Hyut do të dukej menjëherë.

12Ai u tha: «Një njeri i sojshëm shkoi në një vis të largët për me marrë mbretnimin e me u kthye.

13Thirri dhjetë shërbëtorë të vetët, u dha dhjetë monedha e u tha: “Shtini në punë derisa të vij unë!”.

14Por qytetarët e tij e urrenin dhe çuen mbas tij një përfaqësi për me i thanë: “Nuk duem që ky të mbretnojë mbi ne”.

15Kur u kthye, mbasi e kishte marrë mbretninë, urdhnoi me thirrë shërbëtorët, të cilëve u kishte dhanë pare, për me marrë vesh se si i kishin futë në punë.

16Mbërriti i pari e tha: “Zotni, monedha jote ka prodhue dhjetë të tjera”.

17Ai i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë! Tue qenë se u tregove besnik në një vogëlsinë, merr pushtetin mbi dhjetë qytete”.

18Erdhi edhe i dyti e i tha: “Zotni, monedha dha pesë monedha”.

19Edhe atij i tha: “Edhe rriju në krye pesë qyteteve!”.

20Edhe tjetri erdhi e tha: “Zotni, ja ku e ke monedhën tënde, të cilën e ruejta në një pece.

21Ta pata frikën, se je i ashpër. Merr çka nuk ke vu e korr çka nuk ke mbjellë”.

22Ai i tha: “Prej gojës sate do të të gjykoj, shërbëtor i lig. Ti e paske ditë se unë jam i ashpër, se marr çka nuk kam vu e korr çka nuk kam mbjellë?

23Atëherë pse nuk e vune në bankë paren time, që në kthim ta merrja bashkë me fitimin?”.

24E të pranishmëve u tha: “Hiqnjani monedhën e jepjani atij që ka dhjetë monedha!”.

25Ata i thanë: “Zotni, po ai i ka dhjetë monedha”.

26“Unë po ju them se kujtdo që ka, do t'i jepet edhe ma shumë, por atij që nuk ka, edhe ajo që ka do t'i merret.

27Kurse këta armiqtë e mi që nuk donin të bahesha mbreti mbi ta, sillini këtu e therini para meje!”».

Hymja në Jerusalem

28Mbasitha këto, u nis i pari për me u ngjitë në Jerusalem.

29Kur iu afrue Betfagës e Betanisë, kundruell vendit që quhet mali i Ullijve, dërgoi dy prej nxanësve

30e u tha: «Shkoni në fshatin përballë e, kur të hyni, do të gjeni një visk të lidhun, në të cilin nuk ka hypë kurrë asnjë njeri. Zgjidheni e silleni.

31Nëse dikush ju pyet se pse po e zgjidhni, thoni kështu: “I nevojitet Zotit”».

32Të dërguemit u nisën dhe gjetën siç u kishte thënë.

33Ndërsa po zgjidhnin viskun, të zotët i pyetën: «Pse po e zgjidhni viskun?».

34Ata thanë: «I nevojitet Zotit».

35Atëherë e sollën te Jezusi, hodhën sipër viskut petkat e veta dhe ulën mbi të Jezusin.

36Gjatë udhës njerëzit shtronin në rrugë petkat e veta.

37Kur iu afrue tashma teposhtes së Malit të Ullijve, mbarë turma e dishepujve nisi me lëvdue Hyun me gëzim e me za të naltë për të gjitha veprat e fuqishme që kishin pa.

38Thoshin:

«Bekue ai që vjen, mbreti

në emën të Zotit!

Në qiell paqe

e lavdi në tejnaltësi!».

39Disa prej farisejve nga turma i thanë : «Mësues, urdhno nxanësit e tu!».

40Por ai u përgjigj: «Unë po ju them, edhe po mejnë këta, gurët do të bërtisnin».

41Kur u afrue, pa qytetin e kjau për shkak të tij,

42tue thanë: «Ah, sikur t'i dije në këtë ditë edhe ti çashtjet e paqes! Mirëpo kjo iu përvodh syve të tu.

43Do të të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të vejnë ledhe, do të të rrethojnë e do të të furin gjithandej.

44Mandej do të të rrafshojnë ty dhe fëmijët e tu e nuk do të të lajnë gur mbi gur, se ti nuk e njohe rastin e takimit me ty».

Pastrimi i tempullit

45Mbasi hyni në tempull e nisi me dëbue shitësit,

46të cilëve u thoshte: «Asht shkrue:

e do të jetë shtëpia ime

shtëpi lutjeje,

por ju e kthyet në shpellë hajnash».

47Dhe i mësonte njerëzit çdo ditë në tempull. Kryepriftënt dhe shkrojsat orvateshin me e vra dhe, bashkë me ta edhe krenët e popullit,

48por s'gjenin çka me ba, se mbarë populli mahnitej tue e ndigjue.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help