Mateu 21 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Hymja në Jerusalem

1Kur iu afruen Jerusalemit e mbërritën në Betfagë, në malin e Ullinjve, Jezui dërgoi dy nxanës

2e u tha: «Shkoni në fshatin kundruell jush e menjëherë do të gjeni lidhun një gomaricë me një visk. Lirojini e m'i sillni mue.

3Nëse ndokush ju thotë gja, thoni: "Zoti ka nevojë për ta. Do t'i nisë menjëherë"».

4Kjo ndodhi që të plotësohej çka qe thanë me anë të profetit:

5 thuejiuni bijës së Sionit:

ja, mbreti yt po vjen te ti,

i butë e kaluer mbi gomaricë,

e në një visk, zog të kafshës bartore.

6Nxanësit shkuen e banë siç i urdhnoi Jezusi.

7I grahën gomaricës me visk, hodhën petkat mbi ta dhe e ulën Jezuin mbi ta.

8Një turmë e gjanë shtroi në rrugë petkat e veta e disa të tjerë këputnin degët e pemëve e i shtronin në rrugë.

9Turmat që i prinin dhe ata që e ndiqnin, bërtitnin:

«Hosana birit të Davidit,

bekue ai që vjen në emën të Zotit,

Hosana në naltësi!».

10Kur hyni në Jerusalem, u trazue mbarë qyteti e thonin: «Kush asht ky?».

11Turmat thonin: «Ky asht profeti Jezus, ai nga Nazareti i Galilesë».

Pastrimi i tempullit

12Jezusi hyni në tempull e qiti jashtë të gjithë ata që ishin tue shirtë e tue ble në tempull. Përmbysi edhe tryezat e këmbyesve, edhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave.

13Dhe u tha: «Asht e shkrueme:

shtëpia ime

do të thirret shtëpi lutjeje,

por ju batë shpellë cubash».

14Në tempull, iu afruen të verbtë e të çalë dhe ai i shëronte.

15Por, kryepriftënt e shkrestarët, tue pa mrekullitë që bani dhe fëmijët që thërrisnin në tempull: «Hosana Birit të Davidit!», u tërbuen

16e i thanë: «A ndigjon çka po thonë këta?». Jezusi u tha: «Po. A nuk e keni lexue kurrë: nga goja e fëmijëve dhe e ferishteve do ta gatitësh lëvdimin?».

17Atëher i la e doli përjashta qytetit, në Betani. E atje e kaloi natën.

Mallkimi i fikut

18Në nadje, tue u kthye në qytet, e zuni uria.

19Kur pa një fik anës rrugës, iu afrue, por nuk gjeti asgja, përveç gjetheve, prandaj i tha: «Mos daltë ma fryt prej teje deri në amshim!». E fiku u tha përnjëherësh.

20Kur nxanësit e panë, u mahnitën e thanë: «Si u tha përnjëherësh fiku?».

21Jezusi u përgjigj: «Vërtet po ju them, po të keni besim e të mos ndërdysheni, nuk do t'i bani fikut vetëm këtë, por, po t'i thoni këtij mali "çohu e hidhu në det", do të ndodhë.

22Çkado të lypni në lutje me besim, do ta merrni».

Pushteti i Jezuit

23Kur hyni në tempull e po mësonte, kryepriftënt e pleqtë iu afruen dhe e pyetën: «Me ç'pushtet i ban këto? Kush ta ka dhanë këtë pushtet?».

24Jezusi u tha: «Edhe unë do t'ju pyes për një çështje. Nëse më përgjigjeni, edhe unë do t'ju them me ç'pushtet i baj këto.

25Pagëzimi i Gjonit, prej kah vinte? Prej qiellit apo prej njerëzve?». Por ata mendonin me vete: «Po të themi "Prej qiellit", do të na thotë: "Pse, pra, nuk i besuet?".

26Po të themi "Prej njerëzve", i druhemi turmës, se të gjithë e mbajnë Gjonin për profet».

27Prandaj iu përgjigjen Jezusit: «Nuk e dimë». E ai u tha: «As unë nuk ju them me ç'pushtet i baj këto».

Dy djem, dy përgjigje

28«Si mendoni? Një njeri kishte dy djem. Shkoi e i tha të parit: "Bir, shko sot e puno në vresht".

29Ai iu përgjigj: "Nuk due". Por, mbasandej, u ndërroi mendje e shkoi.

30Shkoi te tjetri e i tha poashtu. Ai iu përgjigj: "Po, zot". E nuk shkoi.

31Cili prej të dyve kreu vullnetin e atit?». I thanë: «I pari». Jezusi u tha: «Vërtet po ju them se tagrambledhësit dhe laviret shkojnë para jush mbretërinë e Hyut.

32Se erdhi Gjoni te ju në udhën e drejtësisë, por nuk i besuet, mirëpo tagrambledhësit dhe laviret i besuen. Ndërsa ju patë e nuk ndërruet mendje mandej, për me i besue».

Vreshtarët e mbrapshtë

33«Ndigjoni një tjetër shëmbëlltyrë. Një kryeshtëpiak mbolli një vresht, i vuni gardhin rrotull, hapi një gropë për tork, nëdrtoi një kullë, ua dorëzoi bujqve dhe u nis për udhë.

34Kur u afrue koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e vet te bujqit, me marrë të vjelat e veta.

35Por bujqit i morën shërbëtorët e tij dhe dikë e rrahën, dikë e vranë e dikë e mbytën me gurë.

36Prapë u dërgoi shërbëtorë të tjerë, ma shumë se të parët, popr vepruen njësoj me ta.

37Në fund u dërgoi të birin, tue thanë: "Me tim bir do të sillen mirë".

38Por, bujqit, kur panë birin, thanë me vete: "Ky asht trashëgimtari. Ejani ta vrasim e të marrim në pronë trashëgiminë e tij".

39E kapën, e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë.

40Kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t'u bëjë këtyne bujqve?».

41Ata i thanë: «Do t'i rrënojë keqas dhe vreshtin do t'ua japë bujqve të tjerë, të cilët që do t'ia dorëzojnë të vjelat në kohën e tyne».

42Jezusi u tha: «A nuk keni lexue kurrë në Shkrime:

guri, që ndërtuesit e përjashtuen,

u ba guri i qoshes.

Prej Zotit erdhi kjo

dhe asht mahnitëse për sytë tanë?».

43Prandaj po ju them: «Mbretnia e Hyut do t'ju hiqet juve e do t'i jepet një kombi që do t'ia qesë.

44Kush bjen mbi këtë gur, do të copëtohet. Nëse ai bjen mbi dikënd, do ta shtypë».

45Kur kryepriftënt dhe farisejtë i ndigjuan shëmbëlltyrat e tij, e morën vesh se po fliste për ta

46dhe lypnin me e kapë, por u trembeshin turmave, që e mbanin për profet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help