1Ndodhi që turma i furej me ndie fjalën e Hyut e ai ishte pranë liqenit të Gjenesaretit.
2Atëherë pa dy lundra të ndaluna buzë liqenit, por peshkatarët kishin dalë prej tyne e po lanin rrjetat.
3Hipi në njënen prej lundrave, që ishte e Simonit, e i kërkoi me e largue pak nga bregu. Mandej u ul e i mësonte turmat nga lundra.
4Kur pushoi së foluni, i tha Simonit: «Shko drejt thellësisë e hidhni rrjetat për me zanë!».
5Simoni iu përgjigj: «Mësues, tanë natën jemi mundue e nuk kemi kapë gja. Megjithatë, në fjalën tande do t'i hedh rrjetat».
6Tue veprue kështu, zunë një sasi të madhe peshqish e po u griseshin rrjetat,
7prandaj u banë shenjë shokëve në lundrën tjetër, që të vinin me i mbajtë bashkë. Ata erdhën e të dyja lundrat u mbushën aq sa po fundoseshin.
8Tue pa këtë gja, Simon Pjetri i ra në gjuj Jezuit e tha: «Largohu prej meje, se jam njeri mëkatar o Zot!».
9Atë dhe të gjithë sa ishin me të i kishte pushtue një habi nga kapja e peshqve që kishin zanë.
10Poashtu edhe Jakobin e Gjonin, bijtë e Zebedeut, që ishin ortakë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: «Mos ki frikë! Që tani do të jesh tue zanë njerëz».
11Mbasi nxorën lundrat në breg, lanë gjithçka dhe e ndoqën.
Pastrimi i të gërbulunit12Ishte në njenin prej qyteteve, dhe, ja, një burrë plot gërbulë, tue e pa Jezuin, ra me fytyrë përdhe e iu lut: «O Zot, po të duesh, ti mundesh me më pastrue».
13Ai shtriu dorën, e preku e tha: «Due. Pastrohu!». E iu largue gërbula menjëherë.
14Ai e porositi mos me i tregue askujt, por i tha: «Shko e paraqitu te prifti dhe kushto një fli për pastrimin tand, siç e ka caktue Moisiu, si dëshmi ndaj tyne».
15Por edhe ma shumë përhapej fjala për të dhe turma të mëdha mblidheshin me e ndigjue e me u shërue prej sëmundjeve të veta.
16Por ai rrin tue u veçue në vende të pabanueme e tue u lutë.
Shërimi i të paralizuarit17Një ditë ai ishte tue mësue, ndërsa farisejtë e mësuesit e ligjit, që kishin ardhë nga të gjitha fshatnat e Galilesë, nga Judeja e nga Jerusalemi, rrinin ulun. Fuqia e Zotit ishte me të, që ai të shëronte.
18E, ja, disa burra ishin tue bartë në vig një njeri të paralizuem, tue u orvatë me e futë mbrendë e me e vu para tij.
19Tue mos ditë nga ta shtienin, për shkak të turmës, hipën mbi pullaz dhe, përmes tjegullave, e zbritën bashkë me vigun, në mes, para tij.
20Kur pa besimin e tyne, i tha të paralizuemit: «O njeri, të janë falë mëkatet».
21Shkrestarët e farisejtë filluen me mendue: «Kush asht ky, që thotë blasfemi? Kush mundet me i falë mëkatet, veçse vetëm Hyu?».
22Jezusi i pikasi mendimet e tyne dhe ua ktheu: «Çka mendoni në zemrat tueja?
23Çka asht ma e lehtë, me thanë “Të janë falë mëkatet!”, apo me thanë “Çohu dhe ec!”?
24Por, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë me i falë mëkatet, - i tha të paralizuemit: - "Ty po të them: çohu, merr vigun e shko në shtëpinë tande!"».
25Ai u ngrit fill para tyne, kapi vigun e shkoi në shtëpi të vet, tue lëvdue Hyun.
26Një vrull i pushtoi të gjithë dhe lëvduen Hyun, tue thanë plot frikë: «Sot pamë çudina».
Thirrja e Levit27Mbas këtyne, doli, pa një tagrambledhës me emnin Levi, ulun në zyrën e tagrve, e i tha: «Më ndiq!».
28Ai la gjithçka, u ngrit dhe e ndoqi.
29Levi i bani një gosti të madhe në shtëpinë e vet, bashkë me një turmë e madhe tagrambledhësish e njerëzish të tjerë, që ishin shtrue me ta.
30Farisejtë dhe shkrestarët e tyne u murmuritnin nxanësve: «Pse hani e pini me tagrambledhës e mëkatarë?».
31Jezusi iu përgjigj: «Nuk kanë nevojë të shëndoshët për mjekun, por ata që kanë ndonjë lëngatë.
32Unë nuk kam ardhë me thirrë të drejtët, por mëkatarët, për pendesë».
Agjërimit33Atëherë farisenjtë i thanë : «Nxanësit e Gjonit agjërojnë shpesh e bajnë lutje. Njësoj edhe nxanësit e farisenjve, por të tutë hanë e pinë».
34Jezusi u tha: «A nuk mundeni me i vu ma agjërue dasmorët, kur dandrri asht me ta?
35Por do të vijnë ditët, kur do t'ua heqin dhëndrin. Atëherë do të agjërojnë, në ato ditë».
36U tha edhe një shëmbëlltyrë: «Askush nuk gris një arnë prej një petku të ri, për me arnue me të një petk të vjetër, se, përndryshe, edhe e reja griset, e as arna prej së resë nuk shkon me të vjetrën.
37Askush nuk hedh venë të re në rrëshiqë të vjetër, se përndryshe vera e re do t'i plasë rrëshiqët dhe, edhe ajo do të derdhet, edhe rrëshiqët do të prishen.
38Por, vena e re hidhet në rrëshiqë të rij.
39Askush, mbasi të ketë pi të vjetrën, nuk e dëshiron të renë, se thotë: “E vjetra asht e mirë”».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.