1Ai i thirri bashkë të dymbëdhjetët e u dha fuqi e pushtet mbi të gjithë dreqnit, si edhe me shërue sëmundjet.
2Atëherë i dërgoi me predikue mbretninë e Hyut e me shërue të ligshtuemit.
3U tha: «Mos bartni asgja për udhë, as shkop, as strajcë, as bukë, as pare e mos mbani dy këmisha.
4Në cilëndo shtëpi të hyni, aty rrini e prej aty dilni.
5Nëse ka nga ata që nuk ju presin, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni pluhnin nga kambët tueja, si dëshmi kundrejt tyne».
6Ata dolën e u sollën nëpër katunde, tue kumtue lajmin e mirë e tue shërue gjithkund.
Shqetësimi i Herodit7Herodi tetrark i ndigjoi të gjitha ndodhitë e u ndërdysh, meqë prej disave thuhej se Gjoni u ngjall prej të vdekunve,
8prej disave se u duk Elia e prej e të tjerëve se u çue dikush prej profetëve të vjetër.
9Por Herodi tha: «Gjonit ia kam këputë kryet. Kush qenka ky për të cilin po ndigjoj kësisoj?». Dhe orvatej ta shihte.
Thyerja e bukëve10Kur u kthyen, apostujt i treguen gjithçka që kishin ba. Ai i mori me vete e u larguen të veçuem drejt një qyteti të quejtun Betsaidë.
11Kur turmat morën vesh, e ndoqën. Ai i priti dhe u fliste për mbretninë e Hyut. Ata që kishin nevojë për kujdesim, i shëronte.
12Dita nisi të sosej. Të dymbëdhjetët iu hullën e i thanë: «Liroje turmën, që të shkojë në katundet e fushat përreth për me bujtë e me gjetë ushqim, se këtu jemi në një vend shkretë».
13Por ai u tha: «Jepuni ju me hangër!». Ata thanë: «Ne kemi ma se pesë bukë e dy peshq. Mos duhet të shkojmë ne e të blejmë ushqim për gjithë këtë popull?».
14Aty ishin rreth pesë mijë burra. Ai tha nxanësve: «Shtrojini në sofra nga pesëdhjetë veta!».
15Ashtu banë dhe i shtruen të gjithë.
16Ai mori pesë bukët e dy peshqit, çoi sytë kah qielli, i bekoi, i theu e ua dha nxanësve, me i vu para turmës.
17Hangrën e u nginë të gjithë dhe bartën çka u teproi: dymbëdhjetë shporta me copa.
Pohimi i Pjetrit18Kur ai ishte tue u lutë, nxanësit e tij ishin me të, të veçuem. Ai i pyeti: «Kush thonë turmat se jam unë?».
19Ata iu përgjigjën: «Gjon Pagëzuesi, të tjerë Elia, të tjerë se asht çue dikush nga profetët e lashtë».
20Atëherë u tha: «Po ju, kush thoni se jam unë?». Pjetri u përgjigj: «Krishti i Hyut».
Paralajmërimi i parë i Pashkëve21Ai i urdhnoi e i porositi të mos ia thonin këtë askujt,
22por u tha: «Biri i njeriut duhet me pësue shumë, me u zhvlerësue prej prej pleqve, kryepriftënve e shkrestarëve, me u vra e të tretën ditë me u ngjall».
23Atëherë u tha të gjithëve: «Kush don me ardhë mbas meje, ta shpërfillë veten, të marrë kryqin e vet përditë e të më ndjekë.
24Se ai që don me shpëtue jetën e vet, do ta humbë, por ai që e humb jetën e vet për mue, do ta shpëtojë.
25Çfarë dobie ka njeriu që fiton tanë botën, por veten e humb dhe e bjerr?
26Ai që ka turp për mue e për fjalët e mia, për të do të ketë turp edhe Biri i njeriut, kur të ketë shkue në mbretninë e vet, të Atit të vet e të engjëjve të shenjtë.
27Vërtet po ju them, ka disa prej atyne që janë këtu, që nuk do të shijojnë vdekjen derisa ta shohin mbretninë e Hyut».
Tjetërtrajtësimi i Jezusit28Rreth tetë ditë mbas këtyne fjalëve, mori me vete Pjetrin, Gjonin e Jakobin dhe hipi në mal me u lutë.
29Tue u lutë, pamja e fytyrës i ndërroi e petku iu ba i bardhë e vezullues.
30Dhe, ja, dy burra po flisnin me të. Këta ishin Moisiu dhe Elia,
31të shfaqun në lavdi, tue folë për daljen e tij, që kishte me u krye në Jerusalem.
32Pjetri dhe ata që ishin me të i kishte zanë një gjumë i randë, por, kur u zgjuen, panë lavdinë e tij dhe burrat që ishin me të.
33Kur ata ishin tue u nda, Pjetri i tha Jezusit: «Mësues, asht bukur për ne me qenë këtu! Të bajmë tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë». Nuk dinte çka fliste.
34Kur ishte tue thanë këto, erdhi një re e i mbuloi. Kur hynë në re, u tutën.
35Atëherë doli një za nga reja, q[ thonte: «Ky është Biri im i zgjedhun. Atë ndigjoni!».
36Kur doli zani, Jezusi u gjet i vetëm. Ata heshtën e nuk i treguen askujt ato ditë asgja që kishin pa.
Shërimi i djalit të pushtuar nga djalli37Ditën tjetër, mbasi kishin zbritë nga mali, i doli para një turmë e madhe.
38Dhe, ja, një burrë nga turma bërtiti: «Mësues, të lutem këqyre tim bir, se asht djali im i vetëm!
39Ja, e zen një shpirt e ai befas bërtet. E tund dhe e përjarg. Mezi del prej tij, tue e dërrmue.
40Iu luta nxanësve të tu me e nxjerrë, por nuk mundën».
41Jezui u përgjigj: «O brezni e pafe dhe e mbrapshtë! Deri kur do të jem pranë jush e do t'ju duroj? Bjere këtu birin tand!».
42Kur ishte tue u afrue, dreqi e përplasi dhe e zunë të dridhmet, por Jezui e i bërtiti shpirtit të papastër dhe e shëroi fëmijën e ia ktheu të atit.
43Të gjithë u mahnitën nga madhështia e Hyut.
Tjetër paralajmërim i PashkësTue qenë se të gjithë ishin mrekullue me gjithçka bante, u ta nxanësve të vet:
44«Shtini në vesh këto fjalë: Biri i njeriut ka me u dorëzue në duert e njerëzve».
45Por ata nuk i kuptuen këto fjalë e u mbeti një e mshehtë, që të mos e pikasnin këtë gja, mirëpo kishin frikë me e pyetë në lidhje me këtë fjalë.
Madhështia e vërtetë46Ndër ta hyni mendimi se kush prej tyne ishte ma i madhi.
47Por Jezusi, tue e ditë mendimet e zemrave të tyne, mori një fëmijë, e vuni afër vetes
48e u tha : «Kush të pranojë këtë fëmijë në emnin tim, më pranon mua. Kush të më pranojë mua, pranon atë që më ka dërgue. Ma i vogli ndër të gjithë ju, ai asht i madh».
Me ju, jo kundër jush49Gjoni iu përgjigj: «Mësues, pamë dikë tue nxjerrë dreqnit në emnin tënd dhe ia ndaluem, se nuk vjen me ne mbas teje».
50Por Jezusi i tha: «Mos ia ndaloni. Kush nuk asht kundër jush, asht me ju».
Kundërshtia e samaritanëve51Kur po plotësoheshin ditët e naltimit të tij, ai e nguli shikimin kah shkohet për në Jerusalem
52dhe nisi lajmëtarët para vetes. Tue ecë, hynë në një katund samaritanësh, me ba përgatitjet për të,
53por ata nuk e pranuen, se ai e kishte hedhë shikimin me shkue drejt Jerusalemit.
54Kur nxanësit e tij, Jakobi e Gjoni, e panë këtë, thanë: «Zot, a don të urdhërojmë që të zbresë një zjarr nga qielli e t'i shkjrumbojë?».
55Por ai u kthye e i qortoi.
56Atëherë shkuen në një katund tjetër.
Të ndjekësh Jezuin57Tue ecë rrugës, dikush i tha: «Do të vij mbas teje kudo që të shkosh».
58Por Jezusi i tha: «Dhelpnat kanë strofulla e zogjtë e qiellit kanë fole, por Biri i njeriut nuk ka as ku me vue kokën».
59Një tjetri i tha: «Eja mbas meje!». Por ai tha: «Zot, më lejo të shkoj ma parë me varrosë tim atë!».
60Mirëpo ai i tha: «Leni i të vdekurit të varrosin të vdekunit e vet, por ti shko e kumto mbretninë e Hyut».
61Një tjetër i tha: «Unë do të të vij mbas teje, Zot, por më lejo ma parë me u nda me ata të shtëpisë sime».
62Jezusi iu përgjigj: «Kushdo që ven dorë në parmendë dhe këqyr mbrapa, asht i papërshtatshëm për mbretninë e Hyut».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.