Mateu 20 - Albanian Gheg New Testament(ALGNT)

Ponëtorët e vreshtit

1«Mbretnia e qiejve i ngjan një kryeshtëpiaku, i cili doli në nadje herët, me lidhë punëtorë me rrogë për vreshtin e vet.

2Kur u pajtue me punëtorët për një denar në ditë, i çoi në vreshtin e vet.

3Doli rreth orës së tretë dhe pa do të tjerë të papunë, tue qëndrue te tregu.

4U tha: "Shkoni edhe ju në vresht dhe, çka asht e drejtë, kam me jua dhanë".

5E ata shkuen. Rishtas, doli në orën e gjashtë e të nantë e veproi njësoj.

6Doli edhe rreth orës së njëmbëdhjetë dhe gjeti do të tjerë, tue ndejtë. E u tha: "Pse rrini këtu tanë ditën pa punë?".

7I thanë: "Se askush nuk na ka lidhë rrogë". Ai u tha: "Shkoni edhe ju ne vresht".

8Kur ra mbramja, i zoti i vreshtësi i tha mbikëqyrësit të vet: "Thirri punëtorët e jepu rrogën, tue fullue nga i fundit deri te i pari".

9Erdhën ata të rreth orës së njëmbëdhjetë e morën nga një denar.

10Kur erdhën të parët, kujtuen se do të merrnin ma shumë, por edhe ata morën nga një denar.

11Tue e marrë, ankoheshin ndaj kryeshtëpiakut,

12tue thanë: "Këta të fundit banë një orë e ti i bane njësoj me ne, që bajtëm barrën e ditës e vapën".

13Por ai iu përgjigj njënit porej tyne e tha: "Shok, nuk po të baj padrejtësi. A nuk u pajtove me mue për një denar?

14Merr gjanë tande e shko. Se unë deshiroj me i dhanë këtij të fundit sa edhe ty.

15A nuk më lejohet me ba me gjanat e mia çka të due? Apo të lakmon syni, se unë jam i mirë?

16Kështu, të fundit do të jenë të parët e të parët, të fundit».

Paralajmërimi i tretë i pashkëve

17Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, mori të dymëdhjetë nxanësit më vete dhe udhës u tha:

18«Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftënve e shkrestarëve. Ata do ta dënojnë me dvekje,

19do t'ua dorëzojnë paganëve, për me e shpotitë, me e fshikullue dhe me e kryqëzue. Të tretën ditë ai do të ngjallet».

20Atëherë iu afrue nana e bijve të Zbedeut me bijtë e saj, u përkul dhe i lypi diçka.

21Ai i tha: «Çka dëshiron?». Ia ktheu: «Që, në mbretninë tande, këta dy djemtë e mi të ulen njëni në të djathtën e tjetri në të majtën tande».

22Por Jezusi iu përgjigj e i tha: «Nuk dini çka lypni. A mundeni me e pi kelkun që unë do të pi?». I thonë: «Mundemi».

23Ai u thotë: «Kupën time, njëmend, do ta pini, por me u ulë në të djathtën time e në të majtën, nuk me takon mue me e caktue, por u takojmnë atyne për të cilët asht përgatitë prej Atit tim».

24Kur të dhjetët ndigjuen, u zemruen me dy vëllaznit.

25Por Jezusi i thirri pranë e u tha: «E dini se prijësit e kombeve sillen si sundimtarë mbi ta e të mëdhejtë e tyne sillen si pushtetarë.

26Jo kështu ndër ju! Por, kush dëshiron me u ba i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juej

27dhe, kiush ndër ju dëshiron me qenë i pari, të jetë skllavi juej.

28Sikurse Biri i njeriut nuk erdhi me u shërbye, por me shërbye e me dhanë jetën e vet, në këmbim të të shumëve».

Jezusi shëron dy të verbtë

29Kur po largoheshin nga Jerikoni, po e ndiqte një turmë e madhe.

30Dy të verbtë, ulun anë rrugës, kur ndigjuen se po kalonte Jezusi, gërthitën tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!».

31Turma iu akërrye, që të pranin, por ata gërthitën edhe ma shumë, tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!».

32Jezusi qëndroi, u bani za e tha: «Çka doni të baj për ju?».

33I thanë: «Zot, të na çelen sytë!».

34I mallëngjyem, Jezusit u preku sytë e menjëherë panë rishtas e shkuen mbas tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help