1Me atë rast disa vetë erdhën te ai e i treguen për galileasit, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzie me gjakun e flijëve të tyne.
2Ai i pyeti: «A ju duket se këta galileas, mbasi pësuen këto gjana, ishin ma mëkatarë se të gjithë galileasit e tjerë?
3Jo, po ju them, por nëse nuk pendoheni, do të shuheni të gjithë njësoj.
4Po ata të tetëmbëdhjetët, mbi të cilët ra kulla në Siloam e i vrau, a ju duket se ishin ma fajtorë se të gjithë njerëzit që banojnë në Jerusalem?
5Jo, po ju them, por nëse nuk pendoheni, do të shuheni të gjithë njësoj».
Shëmbëlltyra e fikut6Mandej u tregoi këtë shëmbëlltyrë: «Dikush kishte mbjellë një fik në vreshtin e vet dhe erdhi me kërkue ndonjë fryt në të, por nuk gjeti.
7Atëherë i tha vreshtarit: “Ja, tri vjet erdha me kërkue ndonjë fryt në këtë fik e nuk po gjej. Prite! Pse ta shfrytëzojë edhe tokën?”.
8Por ai iu përgjigj: “Zotni, fale edhe këtë vit, derisa ta mih e t'i hedh pleh,
9mos ban fryt në të ardhmen. Nëse jo, prite”».
Jezusi shëron në ditën e shtunë10Një të shtunë ishte tue dhanë mësim në një nga sinagogat.
11Dhe, ja, një grue, që kishte shpirtin e mekjes prej dymbëdhjetë vjetëve, ishte e kërrusun e nuk mundte me u drejtue krejtësisht.
12Jezusi e vuni re, e thirri e i tha: «Grue, je lirue prej sëmundjes tande».
13Dhe vuni dorën mbi të. Ajo u drejtue menjëherë dhe lëvdonte Hyun.
14Por, kryetari i sinagogës, i zemëruem që Jezusi shëroi në një të shtunë, i thoshte turmës: «Ka gjashtë ditë në të cilat duhet me punue. Në ato ditë ejani me u shërue e jo ditën e shtunë».
15Atëherë Zoti iu përgjigj: «Tinëzarë! A nuk e zgjidh secili prej jush kaun e vet apo gomarin prej grazhdit të shtunën dhe i prin për me pi?
16Po kjo, që asht bijë e Abrahamit, të cilën Satani e ka lidhë për tetëmbëdhjetë vjet, a nuk u dashka lirue nga këto vargoj ditën e shtunë?».
17Mbasi ai tha këto, të gjithë kundërshtarët e tij u koritën dhe tanë turma gëzohej për të gjitha veprat e lavdishme që ai bante.
Mbretnia i Hyut18Atëherë tha: «Me çka asht e ngjashme mbretnia e Hyut e me çka do ta krahasoj?
19Asht e ngjshme me farën e sinapit, që një njeri e mori, e hodhi në kopshtin e vet dhe ajo u rrit, u ba pemë dhe zogjtë e qiellit ndërtuen folenë në degët e saj».
20Dhe u tha rishtas: «Me çka do ta krahasoj mbretninë e Hyut?
21Asht e ngjashme me tharmin, që një grue e mori dhe e fshehu në tri masa mielli, derisa u mbrujt krejt».
Dera e ngushtë22Dhe kalonte nëpër qytete e fshatna, tue mësue e tue rrugëtue për në Jerusalem.
23Dikush i tha: «Zot, a janë të paktë ata që shpëtojnë?».
Por ai u tha:
24«Orvatuni me hy nëpër derën e ngushtë, se shumë, po ju them, do të kërkojnë me hy, por nuk do t'ia dalin.
25Mbasi i zoti i shtëpisë të jetë çue dhe ta ketë ndrye derën e ju të filloni me ndejtë përjashta e me i ra derës, tue thanë: “Zot, na e hap!”, ai do t'ju përgjigjet: “S'e di prej kah jeni”.
26Atëherë do të nisni me thanë: “Kemi hangër e kemi pi në praninë tande e ti na ke mësue nëpër sheshe”.
27Por ai do t'ju thotë: “S'e di prej kah jeni. Më rrini larg të gjithë ju punëtorë të padrejtësisë”.
28Atje do të gjendet vajtimi e kërcëllimi i dhambëve, kur të shihni Abrahamin, Isakun e Jakobin me të gjithë profetët në mbretninë e Hyut, ndërsa ju të qitun përjashta.
29Do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu e nga jugu dhe do të shtrohen në mbretërinë e Hyut.
30Dhe, ja, do të ketë të mbramë, që do të jenë të parët e të parë, që do të jenë të mbramët».
Vajtimi për Jerusalemin31Në atë grimë iu afruen disa farisej e i thanë: «Dil e ik prej këtej se Herodi don me të vra».
32Dhe ai u tha: «Shkoni e thuejini asaj dhelpne: “Ja, unë po nxjerr djajtë e po kryej shërime sot e nesër dhe ditën e tretë kryej punë.
33Megjithatë, duhet që sot, nesër e mbasnesër të udhëtoj, se nuk i ka hije një profeti me u vra jashtë Jerusalemit”.
34Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e vret me gurë të dërguemit tek tek ai, sa herë kam dashtë me i mbledhë bijtë e tu, sikurse i mbledh klluka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët.
35Ja, shtëpia juej do t'ju lihet juve. Unë po ju them: nuk do të më shihni ma, derisa të thoni:
bekue qoftë
ai që vjen në emën të Zotit!».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.