Psalteri 148 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

1Alleluia. Lavduroni Zotinë prei qijesh, lavduroni ate ndë të naltat.

2Lavduroni ate, gjith’ engjujt’ e ati, lavduroni ate gjithë fuqit’ e ati.

3Lavduroni ate, o diell’ edhe hanë, lavduroni ate, gjithë’ yjet’ e dritësë.

4Lavduroni ate, qijet’ e qijevet, edhe ujëtë qi ashtë përmbi qijet.

5Le të lavdurojën’ emënin’ e Zotit, se ai urdhënoi, edhe u krijuenë;

6edhe forcoi ato për gjithë jetënë; edhe për gjithë jetën’ e jetësë, bani urdhënë, qi s’ka me shkuem.

7Lavduroni Zotinë prei dheut, dragonjt’ edhe gjith’ abyssatë.

8Ziarrm e breshënë, bor’ e avullë, er’ e fortë qi ban fjalën’ e ati,

9bieshkat’ edhe gjithë maletë, drunatë qi bani pemë, edhe gjithë dullenjatë,

10bishat’ edhe gjithë bagëtitë, shtërpinj edhe shpendë fluturake,

11mbëretënit’ e dheut edhe gjithë popujtë, të parët edhe gjithë gjukatësit’ e dheut,

12dialoshë e vaiza, pleq bashkë me të rij.

13Le të lavdurojën’ emënin e Zotit, se vetëm’ emëni i ati u naltue, lavdia e ati ashtë mbi dhet, edhe mbi qiellt.

14Edhe ai i ngriti bri popullit vet, lavdurim për gjithë të dreitët e vet, për të bijt e Israelit, popullit qi asht’ ngjat ati. Alleluia.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help