Psalteri 121 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet.

1Ngre syt’ e mi ndë malet, prei kah ka me ardhunë ndifma eme.

2Ndifma eme vien prei Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.

3S’ka me lanë të tundetë kamba jote; as s’ka me i ardhunë gjum’ ati qi të ruen.

4Qe te s’ka me i ardhunë gjumë, as s’ka me fletun’ ai qi ruen Israelinë.

5Zoti ashtë rueitësi yt; Zoti ashtë mbulesa jote prei së diathtësë s’ate.

6Dielli s’ka me të diegunë ditënë, as hana natënë.

7Zoti ka me të rueitunë prei çdo të keqeje; ai ka me rueitunë shpirtinë tand.

8Zoti ka me rueitunë të dalëtë t’at e të hymitë t’at, çë tashti e për gjithë jetënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help