Psalteri 20 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.

1Të ndëgjoftë Zoti ndë ditë të shtrëngimit! Të vuftë mbë vend të naltë emëni i Perëndisë Iakobit!

2Të dërgoftë ndifmë prei të shenjtënuemit vend, edhe të forcoftë prei Sionësë!

3Kuitoftë gjithë dhunëtiat’ e tua, edhe të prittë kurban gjithë-dieguninë! Selah.

4Të dhashtë mbas zemrësë s’ate, edhe mbaroftë gjithë këshillënë tande!

5Kemi me u gëzuem për shpëtiminë tand, edhe kemi me ngritunë nalt shenjëtë mb’emënit të Perëndisë; Zoti mbaroftë gjithë të lypunat’ e tua!

6Tashti e ngjofta, se Zoti shpëtoi të lyemin’ e vet; ka me e ndëgjuem prei qiellit shenjtënisë vet; shpëtimi i së diathtës’ ati ashtë me fuqi.

7Disa mburrenë ndë kerre, e disa ndë kual’, por na kemi me kuituem emënin’ e Zotit Perëndisë t’onë.

8Këta rrëshqitnë edhe ranë, por na u ngritëm, edhe ndenjëm dreitë.

9O Zot, shpëto mbëretinë, edhe ndëgjo-na, atë ditë qi tëthërresim.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help