Psalteri 14 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer. Psallm’

e Davidit.

1Tha i marri ndë zemërët të vet: S’ka Perëndi. U prishnë edhe u ndynë ndë punët, s’ka kush me bamë mirë.

2Zoti u kurrus prei qiellit mbë të bijt e njerëzëvet, për me pamë ndë ashtë ndonji qi kupëton, a qi kërkon Perëndinë.

3Të gjithë u përvarnë mbë-nj’-anë, edhe u banë të pavëjefshim bashkë, s’ka kush me bamë mirë, s’ka asnji.

4S’kanë mend gjith ata qi punojënë pa udhë, ata qi hanë popullinë t’em, porsi kapshatë buke nukë thirrnë Zotinë.

5Atie u hyni frik’ e madhe, se Perëndia ashtë ndë brest të dreitëvet.

6Turpënuetë këshillen’ e të vobegut, por Zoti ashtë mpështetëja e ati.

7Kush ka me dhanë kah Siona shpëtimin’ e Israelit? Kur të këthejë Zoti popullin’ e vet prei robënisë, ka me u gëzuem Iakobi, edhe ka me u gazmuem Israeli.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help