Psalteri 61 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth. Psallm’

e Davidit.

1Ndëgjo klithmënë t’eme, o Perëndi, ven’-i vesh të falunit t’em.

2Kam me thirrunë mbë tyi prei anëvet dheut, kur të fiketë zemëra eme, hiq-më udhënë ndë gur, qi ashtë fort i naltë për mue.

3Se ti m’u banë mpshtetëje, pyrk i fortë përpara anëmikut.

4Kam me ndenjunë përherë ndë tendët tande, kam me hymë ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Selah.

5Se ti, o Perëndi, ndëgjove uratënë t’eme, dhe trashigim atyne qi kanë frikë emëninë tand.

6Ke me shtuem ditt ndë ditt të mbëretit, viet’ e ati qofshinë bres mbas brezi.

7Ka me mbetunë për gjithë jetënë përpara Perëndisë, ban ta ruejënë përdëllimi edhe e vërteta.

8Kështu kam me psallunë përherë për emëninë tand, qi të ap urata’ e mia ditë për ditë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help