1O Perendi, ti je Perëndia em, çë ndë nadie po të kërkoj, shpirti em ka et për tyi, mishi em ka mall për tyi ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë,
2qi të shof fuqinë tande edhe lavdinë tande, sikurse të pashë ndë vend të shenjtënuem.
3Se përdëllimi yt ashtë ma i mirë se jeta, buzët’ e mia kanë me të lavduruem.
4Kështu kam me të bekuem ndë jetët t’eme, mb’emënit tand kam me ngritunë duert’ e mia.
5Shpirti em ka me u ngimë porsi prei të maimi e prei dhiami, edhe goja eme ka me të lavduruem me buzë gëzimi,
6kur të kujtoj ndë shtrat t’em, tyi të shkoj ndër mend për gjithë horet’ e natësë.
7Se m’u bane ndifma eme, përandai kam me u gëzuem ndënë hien’ e fletëvet tua.
8Shpirti em u ngjit mbas teje, e diathta jote më ndif.
9Por ata qi kërkojënë shpirtinë t’em, për me e bierrë, kanë me hymë ndë ma të poshtëmet anët’ e dheut,
10kanë me ranë ndë duert të shpatësë, kanë me qenunë piesë dhelpënash.
11Por mbëreti ka me u gëzuem mbë Perëndinë, ka me u lavduem kushdo qi ban be mb’atë, se ka me u mbëçelunë goja e atyne qi flasinë rrenë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.