Psalteri 95 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

1Eni, le të gëzohemi për Zotinë, le të brohorijmë për gurin’ e shpëtimit t’ynë.

2Le t’ia mbërrimë përpara ati bashkë me lavdurim, le të brohorijmë për ate me psallma.

3Se Zoti ashtë Perëndia i math, edhe mbëret i math përmbi gjithë perëndinat.

4Se nd’dorët t’ati janë të thellat’ e dheut, edhe të naltat’ e malevet janë t’ati.

5Se deti asht’ i ati, edhe ai e bani ate, edhe duert’ e ati krijuenë tokënë.

6Eni, le t’lusimë, e le t’i biemë ndër kambë, le të bienë ndë gjunë përpara Zotit, qi na krijoi.

7Se ai ashtë Perëndia ynë, edhe na jemi populli i kullotës’ ati, edhe dhent’ e dorës’ ati. Sod ndë ndëgjofshi zanin’ e ati,

8Mos ashpëroni zemërënë tuei, porsi ndë idhënimt t’asai ditësë të gërgamit ndë shkretinët,

9atie ku më gërganë atenitë tuei, e më shprovuenë, edhe panë punët’ e mia.

10Katerdhetë viet u idhënueshë me ate bres, edhe thashë: Kyi ashtë nji popull me zemërë të gënjyeme, edhe ata nukë ngjofnë udhët’ e mia.

11Përandai u përbetueshë ndë zemërimt t’em, se s’kanë me hymë ndë të praitunit t’em.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help