1Alleluia. Lavduro Zotinë, o shpirti em.
2Kam me lavduruem Zotinë sa të rroj, kam me psallunë për Perëndinë t’em sa të jem.
3Mos kini shpëresë mbë të parët, as mbë bir njeriu, prei të cillit s’ashtë shpëtim.
4Ati i del fryma, edhe këthehetë ndë dhet të vet, ate ditë hupinë mendimet’ e ati.
5Lum’ ai njeri, të cillit ndifmës ashtë Perëndia i Iakobit, edhe shpëresa e ati ashtë mbë Zotinë Perëndin’ e ati,
6qi bani qiellin’ edhe dhenë, detin edhe gjithë sa janë nd’ato, qi ruen të vërtetënë për gjithë jetënë,
7qi u ban gjyq atyne qi u bahetë pa udhë, qi ushqen të unshëmitë; Zoti sgjith të lidhunitë,
8Zoti çel syt’ e të verbëvet, Zoti dreiton të kurrusunitë, Zoti do të dreitëtë,
9Zoti ruen të huejtë, mburon të vorfënin’ edhe të venë, edhe prish udhën’ e fajtorëvet.
10Zoti ka me mbëretënuem për gjithë jetënë, Perëndia yt, o Sionë, bres mbas brezi. Alleluia.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.