Psalteri 47 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer. Psallmë për të bijt’ e Koreut.

1Përpiqni duertë, gjithë popujtë: brohorini për Perëndinë me za gëzimi.

2Se Zoti asht’ i naltë, i frikshim, mbëret i math mbë gjithë dhenë.

3Vuni ndënë ne popuj, edhe kombe ndënë kambët t’ona.

4Sgjodhi për ne trashigiminë t’anë bukurin’ e Iakobit, të cillin’ e deshi. Selah.

5Perëndia hypi me brohori, Zoti me za trumpete.

6Psallni Perëndisë, psallni; psallni mbëretit t’ynë, psallni.

7Se Perëndia ashtë mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urti.

8Perëndia mbëretënon mbi kombet, Perëndia rri ndë shkamp të shenjtënisë vet.

9Urdhënarët’ e popujvet u mbëlothnë bashkë me popullin’ e Perëndisë Abrahamit, sepse mburonjat e dheut janë të Perëndisë: u naltue fort.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help