Psalteri 137 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

1Mbi lumënat të Babylonësë, atie ndeitëm edhe qjam, kur kujtuem Sionënë.

2Mbi shelqet ndë miedis t’asai varëm qitharatë t’ona.

3Se ata qi na skllavosnë, atie kërkuenë prei nesh fjalë kankësh; edhe ata qi na hoqnë udhënë, kërkuenë prei nesh kankë gëzimi, tue thanë: Na këndoni prei kankash Sionësë.

4Qysh të këndoimë kankën’ e Zotit ndë dhe të huej?

5Ndë të harrofsha, Ierusalemë, m’u harroft’ e diathta!

6Ndë mos të kujtofsha, m’u ngjittë gjuha ndë gurmast, ndë mos vufsha ma përpara Ierusalemënë ndë kryet të gëzimit t’em!

7Kujto, o Zot, të bijt’ e Edomit, të cillëtë ditën’ e Ierusalemësë thoshinë: Rrëzoni, rrëzoni ate, ngjer ndë themelet t’asai.

8Bij’ e Babylonësë, qi ke për me u shkretuem, lum kush të api shpagim për sa na bane!

9Lum kush të rroki, e të hedhi foshnjët’ e tua mbi gurt!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help