Psalteri 13 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.

1Nder kurë, o Zot, ke me më harruem gjithë nji? Nder kurë ke me këthyem mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje?

2Nder kurë kam me bamë këshille ndë shpirt t’em, të dhimptuna ndë zemërët t’eme për ditë? Nder kurë ka me u naltuem anëmiku em mbi mue?

3Ven’ore, ndëgjo-më, o Zot Perëndia em, ndrit syt’ e mi, mos fle ndonji herë gjumin’ e vdekësë,

4mos thotë ndonji herë anëmiku em: Dola ma i fortë se ai, edhe të gëzohen’ ata qi më shtrëngojënë, ndë u tunça.

5Por unë shpëreva mbë përdëlliminë tand, zemëra eme ka me u gëzuem mbë shpëtiminë tand.

6Kam me i kënduem Zotit, sepse më bani mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help